Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropës, Igli Hasani do të zhvillojë sot një vizitë zytare në Kosovë. Hasani do të takohet me personalitetet më të larta dhe përfaqësuesit politik të Kosovës.
Fillimisht ai do të ketë një takim me zëvëndëskryeministren Donika Gërvalla me të cilën do të mbajë edhe një konferencë pë shtyp. Pas takimit me të, Hasani do të pritet në presidencë nga Vjosa Osmani. E për të vijuar më pas me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zëvëndëskryeministrin tjetër Besnik Bislimi.
Nuk do të mungojnë as takimet me krerët e opozitës, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj. Ndërkohë që një takim, Hasani do ta zhvillojë edhe me komandantin e KFOR-it.
Ajo që bie në sy në axhendë është mungesa e emrit të Albin Kurtit, i cili ka pasur një ftohje kohët e fundit me kryeministrin Edi Rama, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.
Axhenda e ministrit Hasani në Kosovë:
09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla
10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla
10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu
11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca
14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi
15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi
16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku
16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR
17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj
18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj