16:34 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Hoxha: 520 mijë shqiptarë jashtë vendit me ID dhe pasaporta të skaduara do kenë të drejtë të votojnë në 11 maj

10:47 | 27/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Hoxha: 520 mijë shqiptarë jashtë vendit me ID dhe pasaporta të skaduara do kenë të drejtë të votojnë në 11 maj

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se, sipas vlerësimeve të autoriteteve, rreth 520 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilëve iu ka skaduar afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se është arritur një marrëveshje për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve, për t’iu mundësuar shqiptarëve jashtë vendit të mund të votojnë. Sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, çdo shtetas shqiptar mbi 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, pa dallim race, etnie, gjuhe, bindje politike apo gjendje ekonomike.

Qeveria propozon që vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit të zgjatet deri më 31 maj 2025 për shtetasit që jetojnë jashtë vendit. Hoxha u bëri thirrje qytetarëve që të miratojnë këto akte, duke theksuar rëndësinë e këtij vendimi historik për mundësinë e diasporës për të votuar jashtë kufijve të Shqipërisë.

 

 

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha: Nisur nga vlerësimet tona, numri i shtetasve shqiptarë me të drejtë vote të cilëve iu ka kaluar afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit dhe mund t’iu skadojë deri në 11 maj, është 520 mijë shtetas. Është rënë dakord shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve. Sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç pa dallim race, etnie, gjuhe, bindje politike, gjendje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe zgjidhet.

T’u ofrojmë ndihmë dhe të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë, në çështje me rëndësi për atdheun, siç është votimi në zgjedhjet e 11 majit. Qeveria propozon që vlefshmëria e dokumenteve të zgjatet deri në 31 maj 2025, për shtetasit me banim jashtë vendit. Ju ftoj të gjithëve të miratojmë këto akte me rëndësi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve, për të përmbushur vendimin historik që diaspora për herë të parë në histori, të votojë jashtë vendit.

Pas

“Duhet ligj për desorosizimin e Shqipërisë”, Berisha-mazhorancës: Bëjeni tani, sepse ai që do bëjmë ne pas zgjedhjeve do t’ju dhembë më shumë

Para

Berisha në Kuvend: Laptopi i Agaçit ndodhet në prokurori! Në të gjenden të dhëna për…

Para
“Duhet ligj për desorosizimin e Shqipërisë”, Berisha-mazhorancës: Bëjeni tani, sepse ai që do bëjmë ne pas zgjedhjeve do t’ju dhembë më shumë

Berisha në Kuvend: Laptopi i Agaçit ndodhet në prokurori! Në të gjenden të dhëna për…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Mësuesja denoncon babanë e nxënëses për fyerje, pronarja e kopshtit akuzon nënën e një fëmije për prishje të imazhit

Tiranë/ Postuan filmimin e sherrit me të miturën në rrjetin social, nën hetim 5 bashkëmoshataret! Nën akuzë dhe adoleshenti që denigroi 15-vjeçaren

“Jemi të varur nga SHBA”- Kancelari Merz: Për Ukrainën mendojmë ndryshe

Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza as për Bajram, raportohet për 20 të vrarë

Marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi në rrezik, zyrtari i lartë rus: marrëdhëniet aktuale nuk premtojnë vazhdim të akordit

Sezoni veror/ Fundjava me diell sjell fluks të lartë pushuesish në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë! Shumica e mjeteve me targa të Kosovës

Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Operacion kundër abuzimit seksual me fëmijë, Interpol arreston 20 persona

Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.