02:57 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Hoxha i përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës

11:29 | 18/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Hoxha i përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i përgjigjet akuzave të opozitës. Hoxha tha se e drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e policisë kurse e drejta e dhunës, shkatërrimit e goditjes së punonjësve të policisë nuk do të tolerohet.

“Keqardhje për deputetët e opozitës të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe punonjësve të Gardës që ishin atje për të kryer detyrën.
E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e punonjësve të policisë kurse e drejta e dhunës, e djegies, shkatërrimit, e goditjes së punonjësve të policisë nuk do të tolerohet”, tha ministri Hoxha.

I pyetur nëse efektivi i denoncuar nga opozita kishte armë, ai tha se në deklaratën e Policisë së Shtetit të dhënë dje gjatë mesditës është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga ana e punonjësve të policisë.

“Dua të theksoj se në ligjin për tubimet janë përcaktuar shprehimisht rastet e përdorimit të armëve të zjarrit. Forcat e Policisë së Shtetit të cilët kanë qenë pjesë e planit të masave të Drejtorisë së Policisë Tiranë nuk kanë pasur dhe nuk kanë qenë të pajisur me armë zjarri.
Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe Gardës së Republikës në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk është i pranueshëm sepse forcat e Policisë dhe Gardës është atje për të mbrojtur institucionet kushtetuese”, deklaroi Hoxha.

Ai theksoi se forcat e policisë së Shtetit të cilët kanë qenë të planëzuar me shërbim për mbrojtjen e institucioneve kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe për të mbrojtur institucionet. “Ndiej shumë keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj maxhorance me mjete shkatërruese djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.
Mosbindja civile është një term që po keqpërdore. Punonjësit e policisë janë aty për të mbrojtur rendin dhe qetësinë. Asnjë kapërcim tjetër nuk do lejohet në kuadër të mbrojtjes së Kushtetutës”, deklaroi Hoxha.

Etiketa: akuzaervin hoxha
Pas

Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, ndërron jetë foshnja

Para

Tensionet në parlament/ Grupi i PS kërkesë për masë ndëshkimore për deputetët Elda Hota dhe Petrit Doda

Para
Tensionet në parlament/ Grupi i PS kërkesë për masë ndëshkimore për deputetët Elda Hota dhe Petrit Doda

Tensionet në parlament/ Grupi i PS kërkesë për masë ndëshkimore për deputetët Elda Hota dhe Petrit Doda

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.