13:02 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Hoxha prezanton Kryeadministratoren e re të AAPSK: Goditje në pikën më nevralgjike të krimit, pronat dhe paranë!

13:00 | 04/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Hoxha prezanton Kryeadministratoren e re të AAPSK: Goditje në pikën më nevralgjike të krimit, pronat dhe paranë!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, prezantoi sot Kryeadministratoren e re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja.

Vetë kreu i dikasterit e konfirmoi lajmin me anë të një postimi në rrjetin social.

“E nisëm ditën sot me prezantimin e Kryeadministratores së re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, e cila vjen nga një përvojë e gjatë në administratë”, tha Hoxha.

Teksa vlerësoi edhe punën disamujore të Idriz Haxhiajt, në drejtimin e AAPSK, si Kryeadministrator i komanduar, ai shtoi rëndësinë e kësaj njësie në luftën ndaj krimit dhe goditjen në pikën e tij më të dobët, paranë.

“Disa nga rezultatet e dy viteve të fundit, – me shifra që ndonjëherë kapërcejnë në dyfishim, – dëshmojnë seriozitetin e punës së kryer deri më sot. Tashmë, me emërimin e Kryeadministratores së re kërkojmë që këtë punë të mirë, të kryer deri tani, ta ngremë në një shkallë edhe më të lartë veprimi, me një ritëm të ri e më të shpejtë. Agjencia është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftën kundër krimit, përmes miradministrimit të të ardhurave të paligjshme, si goditje e krimit të organizuar në pikën më nevralgjike, që është paraja”, shkruan ministri i Brendshëm.

Më tej ai siguroi mbështetjen e plotë për Kryeadministratoren e re, “për çdo problematikë të mbartur apo ato që dalin rrugës”.

Hoxha e mbylli postimin me një informim në lidhje me një nismë ligjore:

“Dua të informoj edhe publikun, se është duke u finalizuar dhe do të dërgohet për miratim nisma ligjore për rikuperimin e aseteve. Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA) është projektuar si një njësi proaktive pranë Policisë, sipas modelit të disa vendeve evropiane. Kjo njësi, ndryshe nga AAPSK, do të përdorë inteligjencën policore për të ndjekur paranë apo prona me burim të dyshimtë”.

Pas

“Të hënën të gjithë marshim në Tiranë”, Berisha: Kundër narkoshtetit që ka shndërruar Shqipërinë në protektorat të mafies

Para

Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe një Shqipëri pa burgje

Para
Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe një Shqipëri pa burgje

Berisha: Të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe një Shqipëri pa burgje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Thirrja e kryeministrit Rama për qytetarët: Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

Gjykata Kushtetuese ndërron qëndrim: Opozita mund të çojë çështjet e mandateve në Kushtetuese pa kaluar nga Kuvendi

Kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, u kaluan në “sitë” kartelat e takimeve

Vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

Vrasja e Renis Dobrës, policia jep detaje nga krimi i rëndë: Kush janë 4 autorët e dyshuar të krimit

Të paktën dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.