Të shtënat me armë zjarri në afërsi të Konsullatës së Izraelit në Mynih ishin përpjekje për “sulm terrorist”, thanë policia dhe prokurorët gjermanë të enjten.
Policia vrau një austriak 18-vjeçar pasi ai kishte shtënë me armë zjarri mbi pesë oficerë të policisë në qytetin jugor të Gjermanisë. Policia gjermane tha se nuk ka të lënduar të tjerë.
Prokurorët thanë në një komunikatë të enjten vonë se sulmi besohet se “lidhej me Konsullatën izraelite”.
Rreth 500 oficerë të policisë u zhvendosën në qendër të qytetit të Mynihut, përfshirë forca speciale.
Sulmuesi ishte i armatosur me një pushkë të gjatë dhe me një bajonetë, sipas policisë.
Incidenti ndodhi në përvjetorin e masakrës së Mynihut, kur militantët palestinezë vranë 11 izraelitë gjatë Lojërave Olimpike në vitin 1972 në Munih.