Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla, ishte sot në Mekë, aty ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa.
Objekt i këtij takimi ishte një projekt i përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Meka- Me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë. Mirënjohje për mbështetjen e një projekti të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit.
Discussion about this post