Pas informacionit të mediave se pritet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, informojmë se ai është nisur drejt Kryeministrisë për një takim me Ramën.
Vetëm pak më parë u fol se ministri Saimir Tahiri pritet të japë dorëheqjen nga detyra. Lajmi u bë me dije nga gazeta “Dita” referuar burimeve nga Qeveria.
”Shuplaka” mëson nga burime të sigurta se pas lajmit për dorëheqjen e mundshme të Tahirit, Rama do të mbledhë të hënën Kryesinë e PS-së por njëkohësisht ajo që është më e rëndësishme është se ka në plan të ndërrojë gjysmën e ministrave të qeverisë së tij.
Nuk dihet me siguri sa do t’i qëndrojë planit, i cili do të kushtëzohet edhe nga qëndrimet e opozitës, nëse ndërrimi i gjysmës së kabintetit do të nxjerrë Bashën nga çadra.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post