Ish-drejtori i burgut të Lezhës Eduart Kurti reagon pas shkarkimit nga detyra. Sipas tij, vendimi për shkarkimin është politik dhe i pamotivuar. Madje është shprehur se vendimin e ka marrë vesh fillimisht nga mediat.
Përveç Kurtit ka pasur edhe 7 zyrtarë të lartë që janë shkarkuar dy ditë më parë nga Ministri i Drejtësisë. Ata iu përkasin disa drejtorive në varësi të Ministrisëe së Drejtësisë, si Burgje apo institucione të tjera.
EMRAT E PLOTË:
1) Drejtorit të IEVP Fier z. Jetnor Krakulli;
2) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës z. Ani Dyrmishi;
3) Drejtorin e IEVP Lezhë z. Eduart Kurti;
4) Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë znj. Adriana Shehu.
5) Drejtorit të IEVP Rrogozhinë z. Ahmet Bala;
6) Drejtorit të IEVP Burrel z. Fatjon Kurti;
7) Kryetarit të Zyrës së Përmbarimit Gjyqësor Durrës z. Surin Hoxha;
8) Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” (nr.313) z. Fatjon Fana.