Ministria e Drejtësisë ka kallëzuar penalisht kandidatin e PS-së për deputet në Berat Fadil Nasufi. I kallëzuar penalisht është edhe rregjistruesi i ZV/RPP Berat, Ledian Shehu.
Sipas ministrisë së drejtuar nga Gazmend Bardhi, Nasufi i cili është edhe ish-kryebashkiak i Beratit ka shpërndarë certifikata pronësie gjatë veprimtarisë politike.
Sipas Bardhit, Nasufi dhe Shehu kanë shfrytëzuar veprimtarinë shtetërore për përfitime politike.
NJOFTIMI
Ministri i Drejtësisë i kërkon organit të prokurorisë marrjen e masës së sigurimit personal ndajtë kallëzuarveMinistri i drejtësisë urdhëron shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Regjistruesit të ZVRPP Berat.
Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka kallëzuar sot në prokurori kandidatin përdeputet të Qarkut Berat z. Fadil Nasufi dhe Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimittë Pasurive të Paluajtshme z. Ledian Shehu, për veprat penale të parashikuara nga nenet 246 “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, 328 “Korrupsioni aktiv nëzgjedhje”, si dhe 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të Kodit Penal.
Sipas informacioneve të marra dhe të dokumentuara nga Ministria e Drejtësisë, tëkallëzuarit kanë shfrytëzuar veprimtarinë institucionale të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, për qëllime të përfitimit politik në zgjedhje.
Gjatë një aktiviteti me karakter politik dhe fetar, z. Fadil Nasufi, në bashkëpunim meRegjistruesin z. Ledian Shehu, kanë bërë shpërndarje të certifikatave për vërtetim pronësie, edhe pse kjo nuk është detyrë e një kandidati për deputet, por është veprimtari normale institucionale e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive tëPaluajtshme.
Sipas ligjit, kandidati për deputet as nuk mund të përvetësojë procesin e shpërndarjes së certifikatave për vërtetim pronësie, dhe as nuk mund ta përdorë atë për qëllime të përfitimit politik. Pajisja me certifikatë vërtetimi pronësie, është detyrim për ZyrënVendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe asnjë kandidat për deputet nuk ka arsye për ta konsideruar këtë veprimtari shtetërore si “meritë” apo “kënaqësi” të tij, për shkak se një veprim i tillë sjell përgjegjësi penale. Ministria e Drejtësisë, e konsideron thellësisht kriminale dhe të paligjshme, përdorimin eveprimtarisë shtetërore, për përfitime nga komunitete fetare, dhe për pasojë ka kërkuar aplikimin e masave të sigurimit personal ndaj të kallëzuarve, për të parandaluar kryerjen e krimeve të të njëjtit lloj me atë për të cilën referohet në kallëzim.
Ministri i Drejtësisë z. Bardhi, gjithashtu ka urdhëruar menjëherë edhe shkarkimin ngadetyra të Regjistruesit të ZVRPP Berat z. Ledian Shehu, për shkak se ka lejuarpërdorimin e veprimtarisë shtetërore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe qëllimin e detyrës.
Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të inkurajojë çdo qytetar që të denoncojë,të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të njësubjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhepër ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimitkorrekt të ligjit.
Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo veprimtari politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.