Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka hapur për herë të parë një llogari në rrjetin social “Facebook”. Vasili këtë llogari e ka hapur vetëm dy ditë më parë dhe menjëherë ka filluar të jetë aktiv në këtë rrjet.
Megjithse ka vetëm pak orë që ka hapur këtë llogari nuk janë të pakta postimet që ministri Vasili ka bërë orë pas ore duke promovuar kështu edhe punët dhe deklaratat e ndryshme që vijnë nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ku edhe vetë është pjesë e saj.
Edhe pse në një kohë shumë të shkurtër, vetëm 48 orë rreth 1 mijë njerëz janë duke ndjekur aktualisht ministrin e Drejtësisë. Nuk mungojnë as fotot e tij familjare në këtë rrjet, ku këto tërheqin shumë edhe vëmendjen e audiencës.
Duhet të theksojmë që edhe vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta nuk ka profil në asnjë rrjet social. Por siç duket Petrit Vasili ka ndjekur rrugën e një sërë politikanësh shqiptarë, të cilët promovohen dhe e përdorin më së miri “Facebook-un” si një medium në shërbim të punës dhe karrierës së tyre. (J.V/Shuplaka)