Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka shkarkuar nga detyra kreun e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Ramazan Topuzi si edhe dy drejtorë të Hipotekave.
Sipas ministrit, motivi për shkarkimin e kreut të SHKB-së është se emërimi i tij në detyrë është në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu ministri ka shkarkuar edhe regjistruesin e Fierit dhe të Devollit për shkelje në kryerjen e detyrave dhe zbatimin e rekomandimeve të KLSH. (D.D/Shuplaka)