07:54 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja takim zyrtar me homologun e Arabisë Saudite, në fokus transformimi dixhital i sistemeve të drejtësisë

16:30 | 18/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja takim zyrtar me homologun e Arabisë Saudite, në fokus transformimi dixhital i sistemeve të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur sot në një takim homologun e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Z.H.e Waleed Mohammed Alsmani. Takimi u fokusua tek forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e drejtësisë.

Dy ministrat nënshkruan një memorandum ku përfshihen disa pika: Së pari kishte të bënte me përkrahjen e transformimit dixhital të sistemeve të drejtësisë; përmirësimin e e aftësive profesionale të profesionistëve të drejtësisë; bashkëpunime në fusha të tjera që do përcaktohen në vijim të këtij memorandumi.

Ministrat shrpehën në fund vullnetin për ta çuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, jo vetëm në fushën e drejtësisë.

DEKLARATË
Tiranë 18 shtator 2023

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë!

Sot, në një takim zyrtar në Tiranë, Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Z. H. E. Waleed Mohammed Alsmani, u prit me nderim nga Ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Z. Ulsi Manja. Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm në vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e drejtësisë.

Në këtë kontekst, është nënshkruar një Memorandum i Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Drejtësisë. Ky memorandum synon të realizojë qëllime të rëndësishme, duke përfshirë:

1. Përkrahjen për transformimin dixhital të sistemeve të drejtësisë, për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit.

2. Përmirësimin e aftësive profesionale të profesionistëve të drejtësisë nëpërmjet trajnimeve dhe programeve të specializuara.

3. Bashkëpunimin në fusha të tjera që do të përcaktohen në vijim të këtij Memorandumi.

Bashkëpunimi do të realizohet përmes shkëmbimit të informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Gjithashtu, parashikohet shkëmbimi i vizitave ndërmjet ekspertëve dhe specialistëve të drejtësisë nga të dy vendet, me qëllim të ndarjes së njohurive dhe përvojave të vlefshme në fushën e drejtësisë.

Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve shprehin falënderimet e tyre ndaj njëri-tjetrit për angazhimin dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite në fushën e drejtësisë.

Pas

Plagosje me armë zjarri në Malësinë e Madhe, policia arreston 55-vjeçarin

Para

Balla takim me prefektin e Kukësit, Granit Gjana: Perimetër sigurie në shkolla dhe ashpërsim të ndëshkimit ndaj keqbërësve

Para
Balla takim me prefektin e Kukësit, Granit Gjana: Perimetër sigurie në shkolla dhe ashpërsim të ndëshkimit ndaj keqbërësve

Balla takim me prefektin e Kukësit, Granit Gjana: Perimetër sigurie në shkolla dhe ashpërsim të ndëshkimit ndaj keqbërësve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbatimi i tarifave të reja tregtare, Trump nis nga sot letrat për partnerët tregtarë

Përfundon pa akord raundi i negociatave mes Izraelit dhe Hamasit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Tragjedia në Teksas, 78 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve

Sulmet me dronë ukrainas shkaktojnë kaos në trafikun ajror të Rusisë

Zvicra rihap ambasadën e saj në Teheran pas dy javësh mbylljeje

Zelensky njofton marrëveshje të reja ndërkombëtare për armët me SHBA-në dhe Danimarkën

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

Vritet sekretari i këshillit bashkiak në Meksikë teksa po shikonte një ndeshje basketbolli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.