Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel është shprehur gjatë një interviste për revistën “Stern” se kërkesat për rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi, sinjalizojnë fundin e marrëdhënieve ekzistuese midis Ankarasë dhe Evropës
“Deklaratat e përsëritura për rivendosjen e dënimit me vdekje janë fundi i marrëdhënieve ekzistuese midis Evropës dhe Turqisë. Është mjaft e qartë, “theksoi Gabrieli.
Ndërsa shton se “Problemi kryesor është se Turqia është larg nga demokracia, atje janë të burgosur njerëz të pafajshëm”.
Gjithashtu ai vuri në dukje goditjet ndaj medias dhe fshesën e gjerë në radhët e policisë dhe gjyqësorit turk, pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit.
Tensioni midis të dy vendeve filloi pasi Gjermania ofroi azil ndaj oficerëve turq, të cilët Ankara dyshonte për pjesëmarrje në grushtin e shtetit 2016. (S.SH/Shuplaka)