Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit ta ratifikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ministri gjerman apeloi te deputetët e Kuvendit të Kosovës ta ratifikojnë marrëveshjen për Demarkacionin për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Gabriel tha se Kosova ka bërë hapa të mëdha në zbatimin e reformave dhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Ai tha po ashtu se tashmë mbetet ratifikimi i demarkacionit si kusht për liberalizimit e vizave.
Ministri i Jashtëm gjerman ka thënë se shteti gjerman është ndër shtetet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, prandaj e ndjejnë obligim ta ndihmojnë Kosovën për avancimin e përgjithshëm.
“Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është detyrë e lehtë për juve, lidhet me përmbushjen e standardeve të shumta”, tha ministri, duke premtuar mbështetjen e shtetit gjerman në përmbushjen e tyre.
Ministri i Jashtëm gjerman po ashtu foli për bisedimet Kosovë-Serbi. Ai tha se është e rëndësishme që procesi i dialogut të vazhdojë. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post