11:57 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri i Jashtëm i Holandës i prerë për shqiptarët: Nuk jeni të mirëpritur si azilkërkues!

11:18 | 17/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri i Jashtëm i Holandës i prerë për shqiptarët: Nuk jeni të mirëpritur si azilkërkues!

Tani që lista e shqiptarëve që kërkojnë azil në shtetet europiane rritet e rritet çdo ditë, ministri i Jashtëm holandez Bert Koenders e thotë qartë: askush të mos ta bëjë!

Ministri në një konferencë të përbashkët me ministrin tonë Ditmir Bushati argumentoi se shqiptarët janë të mirëpritur për turizëm ose punë, por jo për të kërkuar azil.

”A mendoni që është dëmtuar imazhi i shqiptarëve dhe qeveria duhet të bëjë më shumë për emigrantët shqiptarë që kërkojnë azil?”, qe pyetja e gazetarit Vincent Triest për zyrtarin holandez.

”Për azilkërkuesit shqiptarë, së pari shqiptarët janë të mirëpritur te ne për turizmin, për të punuar por është e qartë që vendi juaj nuk është një vend në pozitë të tillë si azilkërkuesi, nuk jeni në statusin e azilkërkuesit, nuk jeni të mirëpritur si azilkërkues!”, theksoi prerë Koenders.

Shqiptarët renditen pas sirianëve, në vendin e dytë për azil në Holandë. Sipas të dhënave, kërkesat e emigrantëve tanë janë rritur me 40% më shumë. Këto janë të dhëna të Ministrisë së Sigurisë dhe Drejtësisë në Holandë. ”Numri i aplikimeve të para për azil ka rënë nga 43.100 në 2015-ën në rreth 18.200 në 2016-ën. Më shumë se 57% e fluksit në 2016 lidhet me aplikimet e para. Ishte 73% në 2015. Tre kombësitë e para të personave që plotësuan një aplikim të parë janë sirianët (12%), shqiptarët (9%) dhe personat nga Eritrea (8%)”, raporton Shërbimi i Emigracionit dhe Natyralizimit që varet nga kjo ministri.

Në Hollandë gjatë 2016-ës kanë kërkuar azil 1664 shqiptarë në total. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: bert koenderskoendersministri i jashtem holandez
Pas

Revista e njohur “Foreign Policy”: U prehsh në paqe Turqi, Erdogan po rrafshon vlerat e modernitetit

Para

Gol dhe asist, Shaqiri ‘çmend’ anglezët. Zgjidhet në formacionin e javës në Premier Leauge

Para
Gol dhe asist, Shaqiri ‘çmend’ anglezët. Zgjidhet në formacionin e javës në Premier Leauge

Gol dhe asist, Shaqiri ‘çmend’ anglezët. Zgjidhet në formacionin e javës në Premier Leauge

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ina Zhupa kundër ndryshimeve në Kodin Penal: “Kodi i mafias ‘omerta’, jo i Shqipërisë”

Shpërblime për Policinë e Shtetit: 50 mijë lekë bonus për efektivët e angazhuar në Giro d’Italia

U mor i pandehur, Veliaj reagon nga qelia: Nuk është gjetur asnjë shkelje nga detyra ime si kryetar i Bashkisë Tiranë prej 10 vitesh

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

Paralajmërimet për cunam në Japoni, ambasada e Shqipërisë vendos në dispozicion mënyrat e kontaktit për shtetasit shqiptarë

VIDEO/ Pamje nga tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

Përfshihet nga flakët kamionçina në aksin Levan-Vlorë, drejtuesi i mjetit shpëton pa lëndime

Tre zjarre masive vijojnë të djegin pyjet në Portugali, 1500 zjarrfikës në terren duke luftuar avancimin e flakëve

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

Tiranë/ Vendosën eksploziv në lokalin tek rruga e Durrësit, kapet një prej të dyshuarve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.