11:42 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

16:23 | 27/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

Ministri i Jashtëm i Iranit ka pranuar se sulmet ajrore të fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shkaktuar “dëme të tepërta dhe serioze” në objektet bërthamore të vendit.

Abbas Araghchi deklaroi të enjten mbrëma për një transmetues shtetëror se një vlerësim i plotë i dëmeve po kryhet nga Organizata e Energjisë Atomike e Iranit.

Megjithatë, vetëm pak orë më herët, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kishte deklaruar se sulmet nuk e kishin penguar programin bërthamor të vendit. Khamenei iu përgjigj pretendimit të presidentit amerikan, Donald Trump se bombat kishin “shkatërruar plotësisht” tre objekte bërthamore.

Khamenei tha se sulmet amerikane kishin dështuar të “arrinin diçka të rëndësishme”.

Udhëheqësi suprem, i cili ndodhet i fshehur që nga fillimi i luftës me Izraelin më 13 qershor, akuzoi Trump-in se kishte “ekzagjeruar” ndikimin e bombardimeve dhe shpalli fitore ndaj SHBA-ve dhe Izraelit.

Por deklaratat e Araghchi-t japin një tjetër përshtypje.

Ministri i Jashtëm shtoi gjithashtu se nuk ka plane për të rinisur bisedimet bërthamore me SHBA-të. Irani anuloi raundin e gjashtë të bisedimeve të planifikuara sapo Izraeli nisi sulmet.

“Dua të theksoj qartë se nuk ka asnjë marrëveshje, dakordësi apo diskutim për të filluar negociata të reja”, tha ai.

Ai shtoi se qeveria po shqyrton çfarë është “në interes të popullit iranian” dhe se qasja e saj ndaj diplomacisë do të marrë një “formë të re”. Ai nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me këtë.

Në përpjekje për ta rikthyer Iranin në tryezën e bisedimeve, administrata Trump ka shqyrtuar mundësinë për ta ndihmuar Iranin të ketë qasje në 30 miliardë dollarë për të ndërtuar një program bërthamor për prodhimin e energjisë civile, duke lehtësuar sanksionet dhe duke liruar miliarda dollarë fonde iraniane të bllokuara, sipas CNN.

Por zhvillimet e fundit në Iran mund ta pengojnë një hap të tillë.

Të mërkurën, parlamenti i Iranit miratoi një ligj që ndalon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA). Nëse zbatohet, kjo do të thotë se Irani nuk do të jetë më i detyruar të lejojë inspektorët bërthamorë në objektet e tij.

Izraeli ka thënë se ofensiva kundër Iranit ishte e nevojshme për të penguar, sipas tij, planet iraniane për ndërtimin e armëve bërthamore.

Irani ka këmbëngulur gjithmonë se programi i tij bërthamor ka qëllime thjesht civile.

SHBA-të u përfshinë drejtpërdrejt në konflikt fundjavën e kaluar, duke goditur objektet në Fordow, Natanz dhe Isfahan, përpara se Trump të përpiqej të ndërmjetësonte shpejt një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se inteligjenca e mbledhur nga SHBA-të dhe Izraeli tregojnë se sulmet “e dëmtuan ndjeshëm programin bërthamor, duke e kthyer mbrapa për disa vite”.

Një vlerësim paraprak i Pentagonit që është zbuluar për mediat e minimizonte ndikimin e dëmit, duke sugjeruar se sulmet e SHBA-ve e kanë vonuar programin bërthamor të Iranit vetëm për disa muaj. Ky informacion është hedhur poshtë nga administrata.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit tha se 610 persona u vranë gjatë 12 ditëve të bombardimeve izraelite, ndërsa autoritetet izraelite raportuan 28 të vrarë në Izrael.

Pas

Gjermania rrit pagën minimale me 14% në 18 muajt e ardhshëm

Para

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

Para
Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

 



Të Fundit

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Fjalimi i Ministrit të Drejtësisë Tryeza e rrumbullakët: “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”

Altin Dumani: Rekomandimet nuk duhet të cënojnë pavarësinë e SPAK

Ish deputeti i PD Ervin Salianji mberrin ne Gjykaten Fier per shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kukës/ Procedohet 54-vjeçari që dogji bimësi në Ujmisht, ndezi zjarr për djegie shkurresh

Mallakastër, kapen në flagrancë 2 persona duke kultivuar kanabis në Visokë

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa SPIROPALI, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme

Elisa Spiropali në tryezën për integritetin e SPAK: Drejtësia nuk vjen nga humori i politikës

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, në rrezik Liqeni i Luleve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.