Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të homologut të tij Ditmir Bushati, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Dimitrov është parashikur që përveç ministrit Bushati të ketë takimi edhe me kryeministrin Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë që do të betohet sot Ilir Meta.
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë njoftoi se pas takimit me shefin e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e të dy ministrave.
Qeveria e kaluar pothuajse nuk ka zhvilluar asnjë takim të nivelit të lartë me kreun shtetëror të Shqipërisë.
Gruevski kishte mbajtur një raport të ftohtë më Shqipërinë dhe miqësor me Beogradin. (B.H/Shuplaka)