Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është mjatuar me një status ironik për rikthimin e vizave për shqiptarët, çështje kjo e kërkuar së fundmi nga shteti hollandez.
Bushati rreth kësaj çështje kaq serioze është shprehur se “gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave”. Fjalën e ka për opozitën, pasi ajo ditët e fundit ka akuzuar qeverinë Rama për këtë kërkesë të Hollandës.
“Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë”, shprehet Bushati.
Vetëm një ditë më parë u publikua nga “Abc News” se Hollanda i sugjeronte qeverisë shqiptare rikthimin e vizave Shengen për shqiptarët pasi është rritur shumë numri i kriminalitetit dhe ai i azilkërkuesve në këtë shtet.
Madje në dokumentin e publikuar theksohej se shqiptarët janë kthyer një shqetësim në shtetin hollandez. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post