Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka dalë në borë, gjatë inspektimit të tunelit të Kalimashit në këtë kohë me temperatura të ulta dhe rreshje bore. Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës bënë mbledhjet e tyre nga zyrat e ngrohta, Dervishaj ka menduar të dalë në terren. Mirepo e gjithë kjo situatë nuk është parë edhe aq pozitivisht nga Andis Harasani.
”Emiljano Aleksi une Sokolin e kam mik dhe kam shume respekt por me fal por kjo foto eshte qesharake. Me kujton nja dy gazetare qe i njohim bashke qe vishnin çizmet dhe dilnin ne shi e provonin sa kishte shkuar uji. S’ka nevoje te dale ne mes te bores!”, i shkruan Harasani Emiljano Aleksit, këshilltarit të Metës.
Më pas ka plasur debati, ku nuk ka hezituar të përfshihet edhe gazetari Bledian Koka. Më pas përplasja ka marrë rrjedhë politike. (V.G/SHUPLAKA)
DEBATI VIRTUAL:
Andis Harasani: Emiljano Aleksi une Sokolin e kam mik dhe kam shume respekt por me fal por kjo foto eshte qesharake. Me kujton nja dy gazetare qe i njohim bashke qe vishnin çizmet dhe dilnin ne shi e provonin sa kishte shkuar uji. S’ka nevoje te dale ne mes te bores!”
Emiljano Aleksi: Andis Harasani e di si eshte kjo gje? Nese nuk shkonte, do thoshni pse nuk ka shkuara. Ja miku Flamur Gashi i ka bere thirrje qe te jete me detyre. ju thoni pse shkon. Sepse Bledian Koka mendon qe me mire atje ne terren se sa ne televizor dhe fcb. Hajde merr vesh kete tani. “hip se te vrava, zbrit se do te vras ”
Andis Harasani: Pra po me thua ka shkuar se ka thene Bledian Koka?
Emiljano Aleksi: Ka shkuar se ja kerkon detyra, ishte Julian Deda qe beri i pari thirrjen nga tuneli
Andis Harasani: Emiljano Aleksi mire. Meqe i ka bere thirje Julian Deda ok!
Emiljano Aleksi: Andis Harasani na fal nuk dlinim dot live ne fcb qe tna shikoje.
Emiljano Aleksi: Nese nuk do ishte Ministri ne terren do dilte Spartak Ngjela dhe do thoshte. Shiko Ilir Meta mban peng qeverine dhe nuk dergon borepashtrueset te pastroj deboren
Andis Harasani: Emiljano Aleksi Tani na e prishe muhabetin qe permende ate gjene me spartak.
Emiljano Aleksi: Ka harxhuar shume kete fundvit, po kerkon haraçin se ka dy dite qe gdhihet duke folur per Meten.
Bledian Koka: Pra situata eshte dramatike, por e qendrueshme.
Emiljano Aleksi: Bledian Koka Fajin e ka Meta qe nuk behet me Bashen qe te ndali deboren.
Bledian Koka: Shume vone Emiljano…Meta nuk e ka me shancin te behet me Bashen. Do t’i duhet te rrije ne Ramen qe rri me Ngjelen.
Bledian Koka: Apo jo Andis Harasani?
Emiljano Aleksi: E kishim tek debora, lere Bashen rehat se ka darken e RD-se
Bledian Koka: Vete e çove muhabetin atje…sa per boren me kujtohet deklarata e Kryetarit te Bashkise se Pukes dje qe thoshte se kompanite e kontraktuara nga ARRSH-ja ne ate rajon nuk kane kripe te mjaftueshme per te perballuar situaten dramatike, por te qendrueshme
Emiljano Aleksi: Ore Bledian Koka çfare nuk do na degjojne veshet o kaptine, por masat jane marre se debora nuk bie vetem ne Puke, por kudo. Do thone qe Kukesi eshte me LSI ndaj ka shkuar ministri te pastroje rrugen e Kombit.
Bledian Koka: Emiljano Aleksi keto pastaj sqaroi me Ngjelen qe rri me Ramen qe eshte ne koalicion me ju.
Emiljano Aleksi: Ilir Meta i di vete punet e Veta! Ate do e vendosin shqiptaret me 18 qershor. Se Kush do e pastroj mot deboren nga rruga e Kombit.
Andis Harasani: Emiljano Aleksi tani duhet ta pranojme qe Bledian Koka ka te drejte ketu. Ngjela nuk flet pa ok e bashkedrejtuesit te koalicionit.
Bledian Koka: Andis Harasani ore keta e dine kete po si ka thene Berisha per martesen ne fjale…, nuk ndahen dot per shkak te femijeve.