12:27 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministri i LSI-së SULMON ashpër PS-në: Deri dje e kishte fajin Saliu, e çuat rininë maleve për hashash

14:19 | 01/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri i LSI-së SULMON ashpër PS-në: Deri dje e kishte fajin Saliu, e çuat rininë maleve për hashash

Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave nga Partia Socialiste. 

Ai shprehet se deri dje socialistët thonin që fajin e ka Saliu ndërsa sot thonë që fajin e ka LSI-ja. 

Edhe pse nuk përmend emra padyshim që akuzat e Dervishajt janë edhe një përgjigje ndaj Erion Braçes, i cili është shprehur jo pak herë kundër LSI-së.

”Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja”, shprehet ndër të tjera Dervishaj. 

STATUSI I SOKOL DERVISHAJT: 

Dhe shpifjet vazhdojnë.

Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI.

Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja.

E megjithatë po punojmë.

Hidhini një sy rrugës Tiranë-Elbasan.

Hidhini një sy Unazës së Madhe në Tiranë.

Nuk po e bën Bashkia, por Ministria e drejtuar nga LSI.

Pyesni drejtuesit tuaj për by-passin e Fierit dhe Vlorës, se mund të mësoni diçka më shumë, se fajtorët I gjeni mes vetes.

Shihni fushat e punuara me mund nga bujqit, të kuptoni se kush flet në erë, e kush punon e u gjendet pranë.

Mos e ngaterroni modestinë tonë me bujën e reklamave tuaja, se fasadave u del shpejt boja, njësoj si kallajit thotë populli.

Për ne Shqipëria është numri 1, sepse shqiptarët kanë nevojë për dinjitet, stabilitet dhe punë të ndershme.

Hiqni dorë nga thasët me miell, se shqiptarët nuk hanë një herë në katër vjet, por kanë nevoje për mirëqenie të përditshme.

Kujtoni si u mbushën birucat me fukarenj e si e ngjitët rininë maleve për hashash.

Prandaj dhe shqiptarët do votojnë ata që flasin pak, e punojnë shumë.

Do zgjedhin numrin 1.  (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: deklaratatministri i lsiSokol Dervishaj
Pas

Zjarr masiv në periferi të Tiranës, nuk dihet shkaku

Para

Shkëlzen Berisha-Ramës: Kërkon të të lënë vetëm në timon, nuk ke as patentë

Para
Shkëlzen Berisha-Ramës: Kërkon të të lënë vetëm në timon, nuk ke as patentë

Shkëlzen Berisha-Ramës: Kërkon të të lënë vetëm në timon, nuk ke as patentë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjike në Deltën e Danubit – 4 viktima, mes tyre një fëmijë, pasi u përmbys një varkë me 14 persona në Tulcea

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar, SPAK përpjekje që procedimin penal ta shndërrojë në gjyq publik

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

Efektivi u filmua duke pirë kokainë, reagon Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar

Aksident i rëndë në aksin Fier–Roskovec, dy të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.