15:20 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri i ri gjerman me dorë të hekurt, njofton masat e reja për azilantët

10:30 | 12/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri i ri gjerman me dorë të hekurt, njofton masat e reja për azilantët

Ministri i Brendshëm federal Seehofer synon procedura më të shpejta për azilin dhe dëbime më të vendosura. Kurse zëvendëskryetarja e SPD-së Schwesig bën thirrje për një politikë të re për refugjatët.

Horst Seehofer do që menjëherë pas marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm të takohet me të gjithë punonjësit dhe institucionet vartëse për të përpiluar një “masterplan për procedura më të shpejta për azilin dhe për dëbime të vendosura”. Kështu tha politikan i CSU-së për gazetën “Bild am Sonntag”.

“Numri i riatdhesimeve duhet të rritet ndjeshëm dhe ne duhet të jemi më të ashpër sidomos kundrejt kriminelëve dhe personave të rrezikshëm në radhët e azilkërkuesve”, tha Seehofer.

Në përgjithësi, ai deklaroi se “toleranca ndaj shkelësve të ligjit do të jetë zero”. “Ne duam të mbetemi një vend kozmopolit dhe liberal, por kur është fjala për mbrojtjen e qytetarëve kemi nevojë për një shtet të fortë dhe unë do të kujdesem për këtë”. Policia duhej të pajisjet me teknikë optimale. “Ne kemi nevojë për mbikëqyrje efektive me video në të gjitha pikat e nxehta në vend”, tha ministri i ri i Brendshëm.

Schwesig: “Debate të ndershme”

Kurse zëvendëskryetarja e SPD-së, Manuela Schwesig, i bëri thirrje partisë së saj që të diskutojë hapur për deficitet në integrimin e refugjatëve. “Ne të gjithë, përfshirë edhe SPD-në, duhet të pranojmë se duhet ta zhvillojmë debatin mbi kufijtë realë të integrimit më fort dhe më sinqerisht, pa e shtruar për diskutim pranimin e refugjatëve”, tha kryeministrja e landit Mecklenburg-Vorpommern për gazetën  “Welt am Sonntag”.

Schwesig kritikoi se edhe SPD-ja ua ka bërë jashtëzakonisht të lehtë radikalëve dhe ekstremistëve të djathtë. “AfD nxit frikëra që i duhen për për suksesin e saj.” Detyra e SPD-së është t’i kuptojë frikërat ekzistuese, t’i trajtojë ato dhe të ofrojë zgjidhje”- tha ajo./DW

Etiketa: ministri gjerman
Pas

Polica greke ka sekuestruar 3 ton marijuanë të ardhur nga Shqipëria

Para

Kontrollet ”blic” të Policisë, shoferi i urbanit kapet i dehur që në mëngjes

Para
Kontrollet ”blic” të Policisë, shoferi i urbanit kapet i dehur që në mëngjes

Kontrollet ''blic" të Policisë, shoferi i urbanit kapet i dehur që në mëngjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mundësia e artë e Dinamos në Ligën e Konferencës për të rritur çmimin e sulmuesve

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

Kolonjë/ Autoritetet marrin masa kundër murtajës, blegtorët me 47 mijë krerë bagëti

Vance: SHBA duan të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Iranin

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

SHBA rrëzon programin bërthamor iranian, njofton Sekretari i Mbrojtjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.