Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i kanë thënë Iranit se duhet të dorëzojë uraniumin e pasuruar , tha ministri izraelit i mbrojtjes.
Në një intervistë me Kanalin 13 të Izraelit, Israel Katz diskutoi sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane që ndodhën gjatë fundjavës.
“Që në fillim ishte e qartë se sulmi do të neutralizonte infrastrukturën përreth — nuk do të eliminonte vetë materialin (bërthamor). Tani ekziston një qëndrim i përbashkët amerikano-izraelit që i thotë Iranit: ‘Duhet ta dorëzosh këtë material’”, tha Katz në intervistën, e cila u transmetua të enjten.
Qëllimi i sulmeve të fundit të Izraelit ndaj Iranit ishte të “neutralizonte kapacitetet”, tha Katz.
«Sot, ata nuk kanë asnjë mënyrë për të prodhuar një bombë bërthamore, sepse ne shkatërruam edhe impiantin e konvertimit që e kthen uraniumin në formë të ngurtë», pohoi ai.