Me urdhër të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, data e 10 Majit e çdo viti në Shqipëri është shpallur “Dita e Pelikanit Kaçurrel”, duke e shënuar në Kalendarin Kombëtar Mjedisor si “Dita e Pelikanit”.
Kjo nismë e marrë nga Ministria e Mjedisit bëhet në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Shqipëri.
Data e vendosur si Dita e Pelikanit Kaçurrel korrespondon edhe me Ditën Ndërkombëtarëve të Shepndëve Migratorë.
Ministria e Mjedisit shkruan se “Pelikani Kaçurrel ka pasur një shpërndarje të reduktuar ndër vite deri në minimum, si pasojë e humbjes së habitateve jetike. Por, politika e ndjekur vitet e fundit nga Ministria e Mjedisit ka sjellë qetësinë në laguna dhe rezultate të dukshme pranisë së Pelikanit Kaçurrel.”
(XH.A/SHUPLAKA)