Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka mbledhur në një takim në ambientet e Ministrisë drejtuesit e policisë, pas situatës së krijuar gjatë protestës së banorëve të “Astirit” para Kuvendit të Shqipërisë.
Burime bëjnë me dije se në takimin që po zhvillohet është nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtori i Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga (i cili mbeti i lënduar në shpatull gjate protestës), drejtori i Policisë së Tiranë Kastriot Skenderaj si dhe drejtori i Rendit, Gjovalin Loka.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Ministri ka marrë informacion të detajuar mbi atë që ndodhi sot para Parlamentit dhe ka shprehur kritika në menaxhimin e protestës.
Ndërkohë nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po vizitonte efektivët e lënduar gjatë protestës.
Veliu u ka uruar shërim të shpejtë efektivëve të policisë, ndërsa kujtojmë se në protestë kanë mbetur të plagosur 15 efektivë dhe disa protestues.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post