08:03 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministri Mete: Inovacioni në sistemin financiar i shërben zhvillimit ekonomik të vendit

12:06 | 01/02/2024
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Mete: Inovacioni në sistemin financiar i shërben zhvillimit ekonomik të vendit

Ministri i Financave, z. Ervin Mete, mori pjesë në takimin me temë “Inovacioni në Sistemin Financiar”, ku i pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, znj. Delina Ibrahimaj, Guvernatori i BSH, z. Gent Sejko, si edhe drejtues të Shoqatës së Bankave, sektorit bankar dhe institucioneve të parasë elektronike.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth çështjeve dhe sfidave që lidhen me zhvillimet inovative në sektorin financiar.

Ministri Mete u shpreh se digjitalizimi dhe qasja ndaj teknologjisë tashmë është kthyer në një objektiv kryesor dhe ndërsektorial jo vetëm në vendin tonë, por edhe në më gjerë në nivel europian apo botëror, sidomos pas pandemisë Covid-19.

Ministri solli në vëmendje disa prej zhvillimeve pozitive të shënuara në sektorin financiar në vitet e fundit sa i përket digjitalizimit dhe theksoi faktin se inovacioni dhe digjitalizimi në këtë sektor i shërben jo vetëm zhvillimit të tij, por edhe ekonomisë në tërësi.

“Në eksperiencën time jo të largët, ne kemi aplikuar, në bashkëpunim edhe me sektorin bankar, disa zgjidhje që ishin inovative, shkonin drejt aplikimit të fintech dhe iu shërbenin jo vetëm sektorit, por edhe qytetarëve. Kam parasysh këtu aplikimin e një platforme që ndërlidhte sistemin tonë të blerjes së titujve me një nga 3 platformat kryesore në Europë që krijonte akses në bursat ndërkombëtare në bashkëpunim me bankat. Me një bankë tjetër autorizuam një platformë për tregtinë online të titujve të qeverisë, që është një nga elementët kyç edhe të likuiditetit të tregut të letrave qeveritare. Mundësuam që fonde të investimeve të licencuara në BE të mund të distribuohen, apo tregtohen në Shqipëri thjesht me një njohje licence, pra pa u licencuar nga e para. Pra, inovacioni, digjitalizimi dhe përfshirja e sektorit i shërben jo vetëm tregut financiar, por edhe ekonomisë dhe më gjerë thellimit të tregut”, u shpreh Ministri.

Nga ana tjetër, Ministri i Financave tha se është e nevojshme një qasje e strukturuar, së bashku me aktorët e sektorit financiar dhe institucionet rregullatore, për të pasur një strategji edhe në përfshirjen financiare. Kjo pasi, sipas Ministrit Mete, për reduktimin e parasë cash duhet të ketë edhe një rritje të përfshirjes financiare.

“Ka modele të avancimit dhe të përfshirjes financiare të qytetarëve në sektorin bankar, e duke theksuar këtu edhe edukimin financiar që në vetvete, nëse bëhet siç duhet, është një ndihmues dhe komponent i rëndësishëm edhe i përfshirjes më të gjerë nëpërmjet përdorimit të fintech”, tha Ministri në fjalën e tij.

/Monitor

Etiketa: edi ramaErvin Mete
Pas

Incidenti në Japoni/ Përplasen dy avionë

Para

Rritja ekonomike në 2023 u përqendrua vetëm në dy sektorë, ndërtimi dhe shërbimet

Para
Rritja ekonomike në 2023 u përqendrua vetëm në dy sektorë, ndërtimi dhe shërbimet

Rritja ekonomike në 2023 u përqendrua vetëm në dy sektorë, ndërtimi dhe shërbimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

Izraeli sërish nën sulm, Irani lëshon një valë tjetër raketash, thirrje për banorët të gjejnë strehim të sigurt

Shpërthime në Izraelin qendror, Trump largohet herët nga takimi i G7: Të gjithë duhet të evakuohen nga Teherani

Eurostat: Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien 29% për periudhën janar-mars

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Presidenti ukrainas pretendon se Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.