Gjatë episodit të fundit në emisionin “Kojshia Show” ka qenë i ftuar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj. Që në fillim të intervistës flitej për rëndësinë e maskave mbrojtëse, të cilën nuk e kishte vendosur prezantuesi, Sadri Imeri.
Teksa Zemaj tregonte se po mbahej distanca dhe masat antiCOVID, iu drejtua Imerit për të vendosur maskën.
“E kemi pak [distancën] por mirë është që ta kesh edhe ti maskën, sepse sigurisht higjienën e mban” është shprehur ai.
Pas kësaj, moderatori është detyruar që të vendos maskën dhe ta mbajë atë gjatë intervistës. Në Kosovë vendosja e maskës është e detyrueshme, pasi prej javësh ka pasur numra të lartë të personave të infektuar me Covid.
Ndërkohë edhe në Shqipëri vendosja e maskës është e detyrueshme në ambiente të mbyllura, e megjithatë shumë qytetarë ende nuk binden, dhe shihen pa të edhe në transportin publik, apo vende me përqendrim të lartë njerëzish.