Akuzave të Erjon Braçes për bujqësinë i është përgjigjur Ministria e Buqësisë, duke publikuar listën e fermëreve përfitues nga skema e subvencioneve shtetërore për bujqësisë në vite për Qarkun Fier, ku përfshihet dhe Lushnja.
Akuzat e tij, për mungesë subvencionesh të fermerëve , Braçe i ka përqënduar në zonën e Lushnjës.
Ministria i përgjigjet pretendimeve të deputetit Brace se, “nuk ka asnjë fermer të thjeshtë përfitues”. Sipas saj janë rreth 150 fermerë vetëm në Lushnjë dhe Divjakë që janë subvecionuar.
Më tek Ministria Bujqësisë sqaron se, përdorimi i këtyre fondeve është realizuar në mënyrë transparente mbi skemat e miratuara nga Këshilli i Ministrave.
“Përveç KLSH, procedurat janë kontrolluar dhe nga Këshilli i Ministrave, pasi pa miratimin e këtij të fundit, paratë nuk mund të lëvroheshin e aq me pak, te çoheshin në “drejtim të paditur”.”, sqaron ministria.
Sjellim në vëmendje që Braçe ka sulmuar disa herë ministrin Edmond Panaritin dhe është shprehur se ky i fundit nuk ka lidhje me bujqësinë por me firmat po. (J.V/Shuplaka)
SKEMA PËRMBLEDHËSE QARKU FIER 2013-2016
QARKU FIER, VITI 2016
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2479″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post