Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, ka ndezur debate mes opozitës dhe mazhorancës. Ditën e djeshme, ministri për Punën e Jashtme dhe për Europën, Gent Cakaj, në një deklaratë për shtyp lexoi vetëm pikat ku flitej për PD-në.
Ndërsa ditën e sotme, për një interpretim ligjor të këtij raporti, në studion e FaxNeës i ftuar është Clirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore në PD.
Gjata në fjalën e tij, se në çdo fjalë të raportit ka vetëm mrekullira të negativitet të votimeve të qershorit. Gjithashtu, Gjata ka klasifikuar edhe tre pikat kryesore të raportit.
Më tej, sekretari ligjor i PD-së ka thënë se zgjedhjet nuk janë legjitime, dhe se ministri Cakaj nuk është i dekretuar nga Presidenti i vendit.
“Pikat kryesore të raportit janë: 1.rrëzimi i zgjedhjeve, nuk u njohën 2.Rrëzoj shtetit e kapur nga Edi Rama. 3.Zgjedhjet nuk kanë kapur asnjë standart.”
Më tej, Gjata ka folur edhe për ministrin Cakaj, i cili është rekomanduar nga Edi Rama, dhe se i gjithë raporti është lexuar shumë ndryshe nga ministri në detyrë.
“Cakaj s’ka dekret nga Presidenti, e ka komanduar Rama. Ministri në detyrë e ka lexuar raportit ndryshe. Se flitet shpesh që ka lexuar shumë libra, dhe unë mendoj se duhet ti japim edhe një fletë lavdërimi.
Ky ministri, që nuk është as ministër, mandje as nuk ja vlen të diskutojmë për të. Duhet të flasim për përmbajtjen e raportit. Shteti ka rënë. Kush e detyroi RAMëN të fuste në listë të inkriminuarin Valdrin Pjetrit? Cfarë reforme zgjedhore do bëjmë?
Sipas raportit, KQZ është e politizuar dhe Kolegji zgjedhor është i kapur. Fushata u bë sa për të marrë pjesë në votime. Prokuroria s’ka bërë asnjë hetim për ngjarjet. Sipas raportit, institucionet janë të kapura nga Rama. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk quhen. Për ne, ka vetëm një rrugë: Qeveri teknike dhe largimi i Ramës.
(K.H.FAXWEB)