Ministri rus i Ekonomisë, Maxim Reshetnikov, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, tha se ekonomia e Rusisë po shkon drejt një recesioni.
Rusia këtë muaj uli normat e interesit për herë të parë që nga viti 2022, duke i ulur nga 21% në 20%, me qëllim të uljes së kostove të huamarrjes. Megjithatë, bizneset prej muajsh ankohen për normat e larta të interesit, të cilat po pengojnë investimet dhe po ngadalësojnë rritjen ekonomike. Ministri tha se sipas treguesve nga bizneset, duket se janë shumë pranë një recesioni. Në të njëjtën seancë, drejtuesja e bankës qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, theksoi se ngadalësimi aktual i rritjes së PBB-së është pjesë e një procesi për të stabilizuar situatën.