Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti I cili është shpallur paraprakisht si fituesi i zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan të dilën e 6 tetorit në Kosovë.
Vulin ka deklaruar se Albin Kurti i ka kushtuar jetën e tij krijimit të “Shqipërisë së Madhe” dhe urrejtjes ndaj serbëve ndërsa shton se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk dëshiron serbë dhe Listën Serbe në Qeverinë e ardhshme.
“Sa herë që mendoj se shqiptarët nuk mund t’i udhëheq një person më i keq, ata më demantojnë. Albin Kurti jetën e tij ia përkushtoi krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe urrejtjes ndaj serbëve dhe Serbisë”, deklaroi Vulin në njoftim për media, transmeton lajmi.net.
“Më keq se ai janë vetëm serbët në Beograd që mundohen ta paraqesin si person të ri. Kurti nuk i do serbët e as Listën Serbe, ai dëshiron serbët privatë, që janë të mirë ndaj tij. Ai dëshiron një Kosovë të plotë pa serbë. Nuk dëshiron të bisedojë për asgjë përveç pavarësisë. Nëse është kështu, mund të përshëndetet menjëherë, nuk do ta presë”, theksoi Vulin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)