12:17 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ministri ukrainas i mbrojtjes: 500 mijë trupa ruse po rrethojnë vendin!

08:19 | 18/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri ukrainas i mbrojtjes: 500 mijë trupa ruse po rrethojnë vendin!

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov tha në Forumin e Sigurisë në Aspen të mërkurën se 500 mijë trupa ruse po rrethojnë Ukrainën dhe Rusia po shqyrton mundësinë e dislokimit të 200 mijë deri në 300 mijë trupa të tjera në muajt e ardhshëm.

Ai tha në takimin vjetor në Aspen të Kolorados se 550 mijë rusë janë vrarë ose plagosur deri më tani në luftën 2-vjeçare dhe se Rusia po mbështetet shumë tek mercenarët, përfshirë ata nga Afrika.

Në lidhje me përpjekjen e Ukrainës për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera për të hequr kufizimet mbi përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave në thellësi të territorit të Rusisë, Umerov tha: “Ne duam ta ndryshojmë atë nga një kufizim në gjatësi në një përqendrim tek funksionaliteti i tyre.”“Puna është ende duke vazhduar”, shtoi ai. “Ne duam të theksojmë se jemi duke u përqendruar në objektivat ushtarake.”

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha të mërkurën se mbrojtja ajrore e vendit shkatërroi pesë dronë ukrainas, që kishin për qëllim të sulmonin rajonet Bryansk, Belgorod dhe Voronezh, që kufizohen me Ukrainën.

Zyrtarët në Bryansk dhe Voronezh thanë në platformën Telegram se nuk pati viktima apo dëme nga dronët e rrëzuar. Në rajonin Kursk të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën verilindore, guvernatori Alexey Smirnov tha se një helikopter ukrainas goditi një stacion zjarrfikësish, duke plagosur një person dhe duke dëmtuar disa makina.

Ushtria e Ukrainës tha të mërkurën se shkatërroi katër dronë rusë zbulimi. Forcat ruse gjithashtu kryen sulme me raketa në rajonet e Odesës dhe Khersonit, thanë të mërkurën zyrtarë të forcave ajrore ukrainase./ VOA

Pas

Rama nxjerr videon e turistëve në Sarandë dhe Ksamil

Para

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Britani/ Kosova përfaqësohet nga Osmani, Hoxhaj: Kurti po izolohet ndërkombëtarisht

Para
Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Britani/ Kosova përfaqësohet nga Osmani, Hoxhaj: Kurti po izolohet ndërkombëtarisht

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Britani/ Kosova përfaqësohet nga Osmani, Hoxhaj: Kurti po izolohet ndërkombëtarisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Lufta e Izraelit, kërcënim për Evropën e botën

Gonxhja më i votuari në Tiranë: S’ka lidhje me Bashkinë, por përgjegjësia është e madhe

Anija luftarake e Koresë së Veriut dëmtohet gjatë lëshimit, Kim Jong Un “shpërthen” në akuza dhe thërret mbledhje urgjente

Mbështetje e përshtatur nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemës penitenciare shqiptare

Dosja 5D, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes për 4 për të pandehurit

OKB fillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza për herë të parë që nga marsi

Panik në ajër, avioni në Indi goditet nga breshër dhe përplaset me zog pas turbulencave

U nda sot nga jeta, çfarë deklaroi Lame kur u dorëhoq nga drejtimi i Kadastrës: Tërheqja ime ‘dhuratë’ për ditëlindje! Më duhet të kujdesem për shëndetin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.