03:20 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

13:57 | 22/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari. I pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i Shtabit të përgjithshëm te FA gjenerallejtënant Arbe Kingji.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona në fushën e Mbrojtjes, i cili konsiderohet një faktor stabiliteti për rajonin dhe një orientim i qartë drejt integrimit euroatlantik.

Ministri Vengu vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit me Kosovën dhe konfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Adriatikut (US-A5).  Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua rreth situatës së brishtë të sigurisë në rajon, ku u dënuan sulmet terroriste dhe kriminale në veri të Kosovës, si dhe tensionet në Bosnje Hercegovinë.

Ministri Vengu theksoi se Shqipëria do të mbetet gjithmonë krah Kosovës për të garantuar siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

 

 

Po ashtu, ministri Vengu theksoi qëndrimin e Shqipërisë se misioni i NATO, KFOR, është garanti për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ministri Vengu dhe gjenerallejtënant Jashari theksuan prioritetet e përbashkëta për forcimin e FSK si një forcë moderne dhe territoriale përmes pesë shtyllave kryesore: kapitali njerëzor, modernizimi dhe zhvillimi i kapaciteteve, industria ushtarake dhe inovacioni, qëndrueshmëria kombëtare (përfshirë mbrojtjen kibernetike dhe civile) dhe infrastruktura kritike.

Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e Mbrojtjes është konkretizuar me pjesëmarrjen aktive në stërvitjen ndërkombëtare Defender Europe 2025, ku Shqipëria dhe Kosova luajnë një rol kyç.

Një tjetër fushë me rëndësi strategjike është ajo e arsimit ushtarak. Akademia e Forcave të Armatosura shqiptare vijon të ofrojë bursa dhe kurse për studentët dhe oficerët nga Kosova, ndërkohë që po shqyrtohen edhe kuota të veçanta në universitete publike për specialitete të rëndësishme për mbrojtjen.

U diskutua gjithashtu për mundësinë e tërheqjes së burimeve njerëzore nga diaspora dhe individët me shtetësi të dyfishtë si dhe nxitjen e kthimit të profesionistëve me aftësi të larta në Shqipëri dhe Kosovë përmes stimujve konkretë. Plani i bashkëpunimit dypalësh për vitin 2025 përfshin 64 aktivitete konkrete: takime, trajnime, shkëmbim informacioni dhe stërvitje, të cilat janë tashmë në proces zbatimi.

Pas

Elisa Spiropali: Humbëm Artan Lamen, njeri i dijes dhe pasionit për Shqipërinë

Para

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

Para
Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.