12:07 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Vengu takim me homologun turk Güler: thellim i bashkëpunimit strategjik në Mbrojtje dhe Siguri

14:52 | 23/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Vengu takim me homologun turk Güler: thellim i bashkëpunimit strategjik në Mbrojtje dhe Siguri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u takua me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, z. Yaşar Güler, gjatë vizitës së tij në Turqi, në kuadër të pjesëmarrjes në Panairin e 17-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes – IDEF 2025.

Në këtë takim mes dy ministrave u diskutuan tema kyçe për forcimin e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Ministri Vengu vlerësoi gjatë bisedës mbështetjen e Turqisë në forcimin e aftësive mbrojtëse të Shqipërisë. Sipas ministrit Vengu, duke u mbështetur në vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Hagë, Shqipëria synon të ndajë burime shtesë për zbatimin e objektivave ushtarake kryesore. Në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë, përparësi do t’i jepet gatishmërisë operacionale të forcave ajrore, zhvillimit të industrisë ushtarake dhe infrastrukturës kritike, duke zbatuar një qasje shumëpërdorimëshe dhe shumëqëllimëshe.

Temë e veçantë e bisedimeve ishte zhvillimi i industrisë së mbrojtjes në Shqipëri. “Qeveria shqiptare është e angazhuar për t’a shndërruar këtë sektor në një pjesë të qëndrueshme dhe konkurruese të industrisë kombëtare. Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë mundësi konkrete për bashkëpunim me kompanitë turke të mbrojtjes, përfshirë bashkëprodhimin dhe transferimin e teknologjisë. Prania në IDEF 25 shërben si një platformë reale për të avancuar këto synime”, – u shpreh ministri Vengu.

Pas

Hapet grupkapitulli i fundit për integrimin e Shqipërisë në BE, reagon Rama

Para

Aksident tragjik në Bulqizë, humbin jetën dy punëtorë miniere(EMRAT)

Para
Aksident tragjik në Bulqizë, humbin jetën dy punëtorë miniere(EMRAT)

Aksident tragjik në Bulqizë, humbin jetën dy punëtorë miniere(EMRAT)

 



Të Fundit

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”/Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

Pogradec/ Vajza e mitur zhduket pa asnjë gjurmë, babai denoncon rastin në polici

Rama poston pamje nga bregdeti i Jonit: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Ukrainë, disa zyrtarë arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Ishujt Kuril në Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.