01:12 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministria e Arsimit kërkoi që vitet e para të zhvillojnë mësime në auditore, vjen përgjigja e Minsitrisë së Shëndetësisë

11:59 | 31/10/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fakulteti i Filologjisë merr vendimin e rëndësishëm. Çfarë do të ndodhë me provimet dhe orët e humbura

Ministria e Arsimit, ka kërkuar që studentët që e vazhdojnë për herë të parë vitin akademik, edhe pas urdhrit të Komitetit Teknik për të mbyllur Universitetet, të paraqiten javën e parë fizikisht.

Më anë të një shkrese zyrtare MASR ka kërkuar që këta studentë të vijnë në grupe të vogla dhe duke zbatuar rregullat e vendosura për Covid-19, në mënyrë që të njihen me mënyrën e mësimdhënies online.

Por, kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Shëndetësisë. MSH-ja bën me dije se kjo gjë është e pamundur, dhe se gjithçka që ka lidhje me mësimdhënien në universitete të zhvillohet online dhe të dokumentohet në formë elektronike dhe të ketë mundësi kontrolli në çdo kohë për evidentimin e realizimit të tij.

“Në zbatim të pikës 7, të nenit 57 të Kuhstetutës dhe të pikës 1, të nenit 3 të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së personelit, në përputhje me legjislacionit në fuqi.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, vlerëson punën përgatitore dhe të gjitha masat e marra deri më tani nga IAL-të në respektim të akteve rregullatore, lidhur me masat dhe protokollet higjieno-sanitare mbi parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19. Por ju bëjmë me dije, se, në vijim të propozimit të datës 90.10.2020, të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për zhvillimin e procesit mësimor vetëm në distancë dhe pa prezencë fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të martë, MASR me shkresë nr.5838 prot., datë 30.10.2020 i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që për studentët që fillojnë për herë të parë një program studimi, të lejohet prezenca e tyre në IAL., në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik, 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja me qëllim që këta studentë të njihen me rregullat e funksionimit të procesit të mësimdhënies pranë IAL-ve ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njihen me procedurat e zhvillimit të procesit mësimdhënës në distancë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me shkresën nr. 4859/1 prot., datë 30.10.2020, të cilën e gjeni bashkëlidhur, sqaron se lejimi i prezencës së studentëve që fillojnë për herë të parë një program studimi, sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik, është i pamundur.

Duke mbajtur në konsideratë sa më lart, MASR si institucion përgjegjës për hartimin e politikave në fushën e arsitmit të lartë, në zbatim të shkronjës ‘a’, të pikës, 2, të nenit 7 të ligjit nr. 80/2015, dhe në vijim të mirëadministrimit të procesit mësimdhënës, kërkon nga ana juaj, duke mos cënuar njëkohësisht lirinë akademike, autonominë financiare dhe organizative të parashikuar në nenin 3 të ligjit nr. 80-2015, në kuadër të të gjitha masave të ndërmarra, në përputhje me standartet shtetërore, të kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore për vitin akademik 202-2021, procesi mësimdhënës, pavarësisht formës së mësimdhënies, të jetë i dokumentuar dhe në formë elektronike dhe të ketë mundësi kontrolli në çdo kohë për evidentimin e realizimit të tij.”- thuhet në përgjigjen e Minsitrisë së Shëndetësisë.

 

 

Pas

Shqipëria drejt përjashtimit nga procesi i negociatave me BE!

Para

“U binda se Vodafone është një kompani hajdute”, denoncon qytetari: Paguaj 30 mijë lekë në muaj kontratën, nuk funksionon interneti!

Para
“U binda se Vodafone është një kompani hajdute”, denoncon qytetari: Paguaj 30 mijë lekë në muaj kontratën, nuk funksionon interneti!

"U binda se Vodafone është një kompani hajdute", denoncon qytetari: Paguaj 30 mijë lekë në muaj kontratën, nuk funksionon interneti!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.