16:22 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministria e Brendshme do të ofrojë shërbime “security” me pagesë. Rama u heq privatëve ruajtjen e objekteve publike

16:34 | 04/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi/ Aplikimet për 150 vende në Polici: Ja si mashtruan Rama dhe Lleshaj

Ministria e Brendshme do ofojë shërbime “security” me pagesë për subjekte publike apo private.

Kjo sipërmarrje shtetërore është firmosur sot me VKM nga Kryeministri Rama, ku urdhërohet krijimi i Shoqërisë “ILLYRIAN GUARD”, SH.A., me aksioner 100 për qind shtetin shqiptar.

“Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj“, thuhet në VKM.

Sipas VKM-së autoriteti publik që do të administrojë këtë shoqëri e cila së shpejti pritet të regjistrohet në QKB me kapitalin fillestar 10 milionë lekë është Ministria e Brendshme.

“Mënyra e përllogaritjes së tarifave të shërbimeve specifike, që u ofrohen subjekteve publike, përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.“, thuhet në VKM.

Në këtë të fundit sqarohet se të gjithë objektet publike do të duhet të kërkojnë shërbim nga kjo shoqëri duke mënjanuar kësisoj kompanitë private “security” të cilat deri më tani kanë ruajtur një pjesë të konsiderueshme të objekteve publike.

“Të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen, me kërkesë, kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike. Nëse kjo shoqëri merr vendim për pamundësinë e ofrimit të shërbimit të kërkuar, institucionet dhe subjektet publike mund ta sigurojnë këtë shërbim në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi“, thuhet në vendim.(Faxweb.al)


Etiketa: ministria e brendshme sherbime me pagesevkm
Pas

“U bë drejtor për t’i shërbyer të madhit në Tiranë”, Salianji ‘godet’ sërish drejtorin e policisë Fier: Duhet të ishte burgosur

Para

Protesta e fermerëve/ Tërhiqet qeveria, kompenson 10 lekë për çdo litër qumësht

Para
Protesta e fermerëve/ Tërhiqet qeveria, kompenson 10 lekë për çdo litër qumësht

Protesta e fermerëve/ Tërhiqet qeveria, kompenson 10 lekë për çdo litër qumësht

Discussion about this post

 



Të Fundit

13 të vrarë nga bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Europa dhe SHBA të veprojnë më shpejt

Kancelari Merz në samitin e NATO-s: Angazhimi për sigurinë e Izraelit është i panegociueshëm

PD kërkon nga KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve

Mbrojtja Civile paralajmëron: Temperaturat do të shkojnë deri në 40°C, rrezik për qytetarët

Trump shtyn gjendjen emergjente në Ballkanin Perëndimor për një vit tjetër

Trump zbulon bisedën me Putin: “Nuk dua ndihmë për Iranin, por për Ukrainën”

Deputeti demokrat Flamur Noka paditet ne GJKKO per shpifje dhe fyerje

Tensionet Iran-Izrael zbuten, çmimet e karburanteve në Kosovë pritet të bien

Vakanva në tre bashki, Haxhimali; Shkelje e rëndë e afateve ligjore, data për zgjedhjet që ne prill

Eliminohet nga sulmet izraelite një prej drejtuesve të inteligjencës iraniane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.