22:50 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ministria e Brendshme falenderon qytetarët pas protestës, zbulon edhe sa mjete solli PD në Tiranë

19:17 | 13/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Demokratët shpërndajnë pamjet “nga A-ja te Zh-ja” e protestës sot, shikoni pjesëmarrjen (VIDEO)

Pas përfundimit të protestës së opozitës, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e cila falenderoi qytetarët për mbështetjen ndaj forcave policore.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, ministria e Brendshme e drejtuar nga ministri Fatmir Xhafaj, lajmëron se “Policia menaxhoi me shumë profesionalizëm dhe korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 60 autobusëve, 80 mikrobusëve/fugonave dhe rreth 700 autoveturave të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë.”

NJOFTIMI I MINISTRISË
Ditën e sotme, 13 maj 2017, Partia Demokratike dhe aleatët e saj, organizuan një protestë të paralajmëruar në kryeqytet, e cila u zhvillua në normalitet dhe pa asnjë incident, në përputhje me ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”.

Në përfundim të protestës, Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të falënderojë përzemërsisht të gjithë qytetarët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë për mirëkuptimin, durimin e dëshmuar dhe mbështetjen e dhënë ndaj forcave të Policisë së Shtetit, pavarësisht vështirësive që mund të kenë hasur gjatë bllokimit të disa akseve rrugore.

Një falënderim i veçantë u drejtohet të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar ditën e sotme, të cilët me shumë sakrificë edhe me orë të tejzgjatura gatishmërie e shërbimi, realizuan me përgjegjësi, përkushtim dhe profesionalizëm detyrat e tyre në respekt të Kushtetutës dhe ligjit.

Policia e Shtetit u angazhua maksimalisht në marrjen e masave për garantimin e zhvillimit normal të protestës që u mbajt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke garantuar jo vetëm të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por edhe sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe veprimtarinë normale të institucioneve.
Policia menaxhoi me shumë profesionalizëm dhe korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 60 autobusëve, 80 mikrobusëve/fugonave dhe rreth 700 autoveturave të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë, përfshirë këtu edhe nga njësitë administrative të Tiranës.

Ministria e Punëve të Brendshme gjen rastin të falënderojë dhe vlerësojë mediat që transmetuan me transparencë dhe profesionalizëm masat e marra dhe angazhimin e strukturave dhe punonjësve të Policisë së Shtetit në menaxhimin e këtij tubimi.
Në të njëjtën kohe, Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson gjithashtu edhe bashkëpunimin e realizuar me institucionet e tjera ligjzbatuese në vend, para dhe gjatë protestës. Ne vlerësojmë pozitivisht asistencën dhe mbështetjen e ofruar nga ana e misioneve të asistencës ndërkombëtare, misioneve PAMECA V, ICITAP etj. në hartimin e realizimin e masave policore për menaxhimin e tubimit. Dëshirojmë të vlerësojmë edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për menaxhimin e këtij procesi nga partnerët tanë dhe veçanërisht Ambasadën e SHBA-së, Delegacionin e BE-së dhe Prezencën e OSBE-së në Tiranë.

Ministria e Punëve të Brendshme shpreh bindjen se edhe në të ardhmen Policia e Shtetit do të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor duke garantuar në çdo rast sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Etiketa: ministria e brendshmemjetePDprotesta
Pas

“Edhe grekët me shërbim të lodhur janë ku e ku me ne”, Rama s’i mban dot batutat për fqinjët

Para

“E kërkojmë vetë diktaturën dhe dhunën e pakicës”, Abilekaj reagon ashpër për rrahjen e Arbana Xharrës

Para
Rrihet brutalisht gazetarja Arbana Xharra, vetëm pak ditë pas futjes në PDK (FOTO)

“E kërkojmë vetë diktaturën dhe dhunën e pakicës”, Abilekaj reagon ashpër për rrahjen e Arbana Xharrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.