06:11 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministria e Brendshme i përgjigjet akuzave të PD-së: Një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar

19:09 | 31/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministria e Brendshme i përgjigjet akuzave të PD-së: Një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar

Minisitria e Bredshme ka reaguar pas akuzave të PD-së të bëra ditën e sotme për djegjen e makinës së dhëndrrit të kryetarit të bashkisë së Elbasanit,se policia po fsheh ngjarjen.

Në njoftimi për mediat Minisitria shkruan se Policia e Shtetit është institucioni më i besuar nga qytetarët. Gjithashtu ka theksuar se në 7 muajt e parë të 2018-ës u regjistrua numri më i ulët i vrasjeve krahasuar me vitin 2017.

Më tutje ka shtuar se edhe numri i vjedhjeve me armë e pasoja është ulur ndjeshëm, po ashtu edhe ajo numri i aksidenteve është më i ulët.

“Vendi ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit pas disa dekadash. Është rritur besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit dhe këtë e dëshmon edhe rritja e telefonatave drejt numrit unik të emergjencave 112. Qytetarët besojnë sepse nga ana tjetër e telefonit dikush përgjigjet dhe reagon. 

Policia e Shtetit ka ende shumë për të bërë, për të ndërtuar një ambient më të qetë e të sigurt, në bashkëpunim me qytetarët dhe në partneritet të plotë me agjencitë ndërkombëtare në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë’’, shkruan Ministria e Brendshme .

Sipas Ministrisë së Brendshme akuzat e bëra nga deputetët opozitarë, nga qyteti i Elbasanit, janë thjesht një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të hedhur baltë mbi punën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit në luftë të pandërprerë me krimin dhe paligjshmërinë.

Njoftimi i plotë:

“Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar nga qytetarët. E tregojnë këtë sondazhet e kryera muajt e fundit. Shqipëria është sot një vend më i sigurt. Në 7 muajt e parë të 2018 është regjistruar numri më i ulët i vrasjeve, krahasuar edhe me 2017 që ishte minimumi historik në 3 dekadat e fundit. Është numri më i ulët i vjedhjeve me armë e me pasoja, numri më i ulët i aksidenteve. Ndërkohë zbulueshmëria e ngjarjeve kriminale është shumë më e lartë se çdo vit i mëparshëm.

 Vendi ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit pas disa dekadash. Është rritur besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit dhe këtë e dëshmon edhe rritja e telefonatave drejt numrit unik të emergjencave 112. Qytetarët besojnë sepse nga ana tjetër e telefonit dikush përgjigjet dhe reagon. 

Policia e Shtetit ka ende shumë për të bërë, për të ndërtuar një ambient më të qetë e të sigurt, në bashkëpunim me qytetarët dhe në partneritet të plotë me agjencitë ndërkombëtare në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë. 

Por akuzat e fundit nga deputetët opozitarë, bërë sot nga qyteti i Elbasanit, janë thjesht një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të hedhur baltë mbi punën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit në luftë të pandërprerë me krimin dhe paligjshmërinë. Akuzat e përsëritura dhe përbaltja kanë vetëm një qëllim, të rrisin artificialisht tensionin, të prishin imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik duke pretenduar cenimin e parametrave të sigurisë.

Ndaj ndjehemi të keqardhur për këto sulme të vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit, duke u përpjekur pa ia dalë mbanë, të manipulojnë me faktet që janë publike, online dhe i sheh kushdo. 

Sot nuk është më koha kur qytetarit i fshihej gjithçka. Prej 4 vitesh, në kuadër të transparencës, çdokush gjen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit gjithë ngjarjet e ndodhura.  

Në respekt të publikut dhe aspak të akuzuesve profesionistë, sqarojmë se nuk është fshehur asnjë ngjarje. Ato janë bërë publike dhe janë referuar në prokuroritë kompetente. 

Ngjarjet e pretenduar si të fshehura janë të pasqyruara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, përkatësisht në datat 23 mars 2018: (Më datë 23.03.2018 rreth orës 03:00 në lagjen “Dyli Haxhire” në një pikë servisi  është djegur pjesërisht  mjeti tip “Benz” në pronësi të një firme. Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin  dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal).”

Kujtojmë se ditën e stotme ka qenë deputetët Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, së bashku me Kryetarin e degës së PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi nga Elbasani që kanë theksuar se ngjarja ka ndodhur pak javë më parë, denoncuar edhe nga qytetarë të Elbasanit.

“Bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të bashkisë e policia nuk bën asnjë lajmërim e fsheh ngjarjen. Kanë lajmëruar në PD qytetarët, si institucioni më i besueshëm, kanë sjellë info e video e audio se si dëgjohen të shtënat me armë në mes të qytetit nga makina në makinë, me armë kallashnikov e automatik dhe policia e fsheh ngjarjen ne menyre te turpshme duke u bere pjese e bandave, qe ne fakt eshte banda e pushtetit, e Qazim Sejdinit”, u shpreh Salianji.

(E.V/Faxweb.al)

Pas

Presidenti Meta dekreton ndryshimet në diplomaci, emërohen 7 ambasadorë, largohen 6 të tjerë (EMRAT)

Para

Nga rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak deri tek bukuria, ja përdorimet e jashtëzakonshme të Aloes

Para
Nga rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak deri tek bukuria, ja përdorimet e jashtëzakonshme të Aloes

Nga rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak deri tek bukuria, ja përdorimet e jashtëzakonshme të Aloes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.