19:09 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministria e Brendshme: Ja çfarë duhet të keni parasysh nëse udhëtoni në zonën Shengen (DETAJET)

15:50 | 09/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministria e Brendshme: Ja çfarë duhet të keni parasysh nëse udhëtoni në zonën Shengen (DETAJET)

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë sot informacione me rëndësi lidhur me çfarë duhet të keni parasysh kur udhëtoni në zonën Shengen.

NJOFTIMI I PLOTE:
Çfarë duhet të keni parasysh kur udhëtoni në zonën Shengen?
1-Duhet të keni pasaportë të vlefshme biometrike
Sipas rregullave të reja, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen, (që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën, si edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes brenda një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë).
Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës gjashtë mujore. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon më datë 1 korrik.
Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë).
2 – Duhet të justifikoni qëllimin e udhëtimit nëpërmjet dokumentesh
Për vizitë familjare
Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, numër telefoni etj.
Për turizëm
Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit (nëse udhëtohet me avion apo mjete të transportit ujor), si dhe të ardhurat financiare që keni me vete.
Për kontroll mjekësor
Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për arsye shëndetësore, paraqitet rekomandimi i institucionit shëndetësor shqiptar, si dhe konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet.
Për aktivitete
Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin për të cilin personi është ftuar.
Udhëtimi me makinë
Kur udhëtohet me makinë, duhet të keni dokumentacionin e nevojshëm, leje ndërkombëtare drejtimi automjeti, patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbër sigurimi ndërkombëtar të makinës.
Sigurimi shëndetësor
Në të gjitha rastet duhet të keni siguracionin shëndetësor për periudhën e qëndrimit.

3 – Duhet të paraqisni garanci financiare për kohën e qëndrimit
Sipas Kodit Shengen (neni 6/4) “Mjetet e jetesës do të vlerësohen në përputhje me kohëzgjatjen dhe qëllimin e qëndrimit dhe duke iu referuar çmimeve mesatare në shtetin ose shtetet anëtare shumëzuar me numrin e ditëve të qëndrimit.
Vlerësimi i mjeteve të mjaftueshme të jetesës mund të bazohet në paratë, kontrollet e udhëtarëve dhe kartat e kreditit.
Deklaratat e sponsorizimit dhe letrat e garancisë nga pritësit, gjithashtu mund të përbëjnë dëshmi të mjeteve të mjaftueshme të jetesës. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: ministria e brendshme
Pas

Italianët mashtrojnë administratorin e hotelit në Tiranë, nuk paguan asnjë lek për 6 muaj

Para

Aksident, dy makina përplasen në Berat, tre persona të plagosur

Para
Aksident, dy makina përplasen në Berat, tre persona të plagosur

Aksident, dy makina përplasen në Berat, tre persona të plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendosja e ushtarakëve në Los Angeles, guvernatorja e New York kritikon Trump: Po shpërdoron pushtetin!

Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi! ‘Rrëfehet’ para mediave: Dëgjova zhurma të mëdha, kishte trupa rreth meje

Vuçiç shpërthen kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, Albin Kurti: Do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave

1 milionë ushtarë rusë të vrarë e të plagosur, Ukraina raporton shifrat: Kjo është kosto e Moskës nga nisja e luftës

Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

Serbia planifikon projektin “Trump Tower” në vendin simbolik të bombardimeve të NATO-s në Beograd

Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor! Sfida do të luhet në ‘Rajko Mitić’, më i madh në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.