Gazetari Dritan Hila ka debatuar ashpër me të ftuarin e tij Kosta Bajraba, sa i takon gjendjes së emigrantëve shqiptarë. Hila tha se Shqipëria nuk ka statistika për të dhënat e shqiptarëve që janë jashtë ndërsa e ka cilësuar ministrinë e Diasporës, si një ministri sa për t’i gjetur një vend pune Pandeli Majkos.
Debati i plotë në studio:
Bajraba: Meqë përmendët se çfarë bëjnë qeveritë, sot ka një interes më të madh
Hila: Kanë krijuar një ministri me dy punonjës. I kanë gjetur një vend pune Pandeli Majkos.
Bajraba: Nga retorika..
Hila: E di sa ka shërbimi konsullor? Nja 30 veta.
Bajraba: Nga retorika për emigrantët, tani ka kaluar…emigrantët janë lojtarë ekonomik.
Hila: Ti nuk ke një regjistër emigrantësh. Nuk e di sa ke në burgje. Ministria e Jashtme nuk e di sa ka në burgje.
Bajraba: Ka statistika…
Hila: Statistikat janë zero.
Bajraba: Ka kaluar nga retorika në politika më realiste. Ka një fond për zhvillimin e iniciativës së diasporës. Ka një qendër votimesh për diasporën. Të themi ato që janë.
(E.K/FAXWEB.AL)