04:13 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministria e Drejtësisë kërkesë autoriteteve kroate për të mos e pranuar ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi

12:10 | 29/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministria e Drejtësisë kërkesë autoriteteve kroate për të mos e pranuar ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një kërkesë autoriteteve kroate që të mos pranojnë ekstradimin e Ballist Morinës Në Serbi.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë

Kërkesapër ekstradim e Serbisë nuk përmbush kriteret e pranimit sipas Konventës Europiane “Përekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar “Për të drejtat civile dhe politike”

KËRKESA:

Ministria e Drejtësisë, Kabineti Tiranë, më 29.07.2017 ka njoftuar se u ka bërë kërkesë autoriteteve kroate për të mos pranuar kërkesën për ekstradim të Serbisë ndaj shtetasit shqiptar Ismail Morina. Gazment Bardhi kërkesë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kroacisë: Kërkesa për ekstradim e Serbisë nuk përmbush kriteret e pranimit sipas Konventës Europiane “Përekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar “Për të drejtat civile dhe politike”Ministri Gazment Bardhi kërkesë për bashkëpunim institucional Ministrit të Punëve tëJashtme të Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të FutbollitMinistri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të shtetasitshqiptar Ismail Morina, ka marrë kontakt urgjent zyrtar me autoritetet kompetentekroate, për të argumentuar nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, pamundësinë eekstradimit të tij në Serbi. Për këtë qëllim, me shkresën nr. 4782, datë 28/07/2017drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, Ministri i Drejtësisë iRepublikës së Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht homologut të tij kroat mos miratimin ekërkesës për ekstradim, duke vlerësuar se kërkesa për ekstradim bie ndesh meKonventën e Këshillit të Europës “Për ekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar për tëDrejtat Civile dhe Politike. Në këtë shkresë, Ministria e Drejtësisë ka marrë angazhiminqë në një kohë sa më të shpejtë të përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë sëRepublikës së Kroacisë të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë se jemi përpara njëshkelje politike, për të cilën bazuar në nenin 3 të Konventës së Këshillit të Europës “Përekstradimin”, nuk mund të akordohet ekstradimi.Ministri i Drejtësisë në kërkesën drejtuar autoriteteve kroate ka argumentuar se në rastekstradimi në Serbi, shtetasi shqiptar Ismail Morina rrezikon t’i nënshtrohet përndjekjes,persekutimeve apo diskriminimeve të motivuara politisht për shkak të shtetësisë së tijdhe gjendjes personale apo shoqërore, çka përbën shkelje të një të drejte themelore tënjeriut, që duhet të pengojë miratimin e kërkesës për ekstradim.Për këtë qëllim, ditën e sotme, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar bashkëpunimin eFederatës Shqiptare të Futbollit për t’i vënë në dispozicion të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë përdorimin politik nga autoritetet serbe të ngjarjes së ndodhur në stadiumine Beogradit në Nëntor të vitit 2015, si dhe sjelljes çnjerëzore të tifozëve dhe personelitserb të stadiumit ndaj ekipit kombëtar shqiptar, me qëllim provueshmërinë e rrezikut realqë i kanoset shtetasit Ismail Morina për shkak të shtetësisë së tij shqiptare në rastekstradimi në Serbi. Gjithashtu po sot, z. Bardhi i ka njoftuar Ministrisë së Punëve të Jashtme shkresën që ika dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, duke kërkuar nga MPJqë të vlerësohet mundësia për ndjekjen e rrugëve të tjera diplomatike, apo marrjes sëkontaktit me autoritete të tjera shtetërore të Republikës së Kroacisë, për të mundësuar mos miratimin nga autoritetet kompetente kroate të kërkesës së Serbisë për ekstradimine shtetasit shqiptar Ismail Morina, si dhe pranimin nga ana e Ministrit të Drejtësisë sëRepublikës së Kroacisë të kërkesës së Ministrit të Drejtësisë së Republikës sëShqipërisë për mos ekstradimin e tij. Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e tëdrejtave të shtetasit shqiptar Ismail Morina dhe ndjekjes së të gjitha rrugëve ligjore dheinstitucionale për të penguar ekstradimin e tij në Serbi, jashtë kushteve të lejuara ngakonventat ndërkombëtare në këtë fushë.(B.H/Shuplaka)

Pas

“Bëji veprimet me shumë kujdes”, zbardhet përgjimi që “tradhëtoi” gjyqtaren e lartë

Para

Ekstradohet nga Belgjika 40-vjeçari nga Berati, vrau një grua në 97-ën

Para
Ekstradohet nga Belgjika 40-vjeçari nga Berati, vrau një grua në 97-ën

Ekstradohet nga Belgjika 40-vjeçari nga Berati, vrau një grua në 97-ën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.