12:03 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Ministria e Energjisë i përgjigjet grevistëve: Këto janë masat për situatën në Zharrëz

21:30 | 08/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Grevistët në Zharrëz, LSI: Urgjente! Të ngrihet komision qeveritar

Në ditën e gjashtë të grevës së urisë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë i kthen një përgjigje grevistëve, lidhur me masat e marra për situatën në Zharrëz, pas lëkundjeve të shkaktuara nga kompania “Bankers Petroleum”.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, ky dikaster bën me dije se ka ngritur një grup pune me urdhër të Kryeministrit Rama që në dhjetor të 2016-ës, i cili do bëjë vlerësimin e situatës.

MASAT E MARRA

  • Në vazhdim të urdhërit të lëshuar Ministrit te Energjise dhe Industrise për ndalimin e injektimit të ujit teknologjik në puset në gëlqerorë në Zharrëzes të datës 26.12.2016, MEI do t’i kërkojë kompanisë Bankers të ndalojë operacionet e injektimit të ujit në gëlqeror në zonën e Zharrëzës dhe të përdorë alternativa të tjera për trajtimin e ujit teknologjik pa dëmtuar mjedisin, si dhe masa riparuese të nëntokës dhe mbitokës, sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të shmangen në të ardhmen pasojat negative për komunitetin.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier dhe me bashkinë Patos do të marrë masa të menjëhershme për sistemimin e përkohshëm të banorëve, banesat e të cilëve janë vlerësuar si të pabanueshme dhe riparimin e shtëpive me dëmtime të rënda, deri sa të konkludohet me pranim nga të dy palët, Qeveria dhe Bankers, përgjegjësia për shkaktimin e lëkundjeve sizmike, ose të disponohet një vendim i formës së prerë nga një palë e tretë e pranuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes apo nga arbitrazhi për këtë çështje.
  • Albpetrol do të finalizojë blerjen dhe instalimin e 3 sizmomarrësve shtesë dhe 6 akseleromarrësve, si dhe pajiset përkatëse në bashkëpunim me IGJEUM.
  • MEI do të angazhojë, në përputhje me parashikimet në Marrëveshjen Hidrokarbure dhe Liçencë Marrëveshjen për shfrytëzimin e vendburimit të Patos-Marinzes nga Bankers Petroleum, një ekspert teknik ndërkombëtar të pavarur për të përcaktuar në mënyrë objektive dhe asnjanëse shkakun e lëkundjeve, por edhe për të propozuar zgjidhjen më optimale për teknologjinë e trajtimit te ujit dhe mbetjeve teknologjike që shoqërojnë nxjerrjen e naftës nga nëntoka, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: greveministria e energjise dhe industrisezharrez
Pas

Poezia e Dritëro Agollit për Jozefina Topallin: Ah moj Jozefinë, gugushe në thekën, për ty Fatos Nano…. (VIDEO)

Para

Reagon Manjani: Vetëm Rusia zbaton teorinë që fajin e ka opozita për çdo të keqe

Para
Krimi në Fier. Manjani: Tani t’ia lëmë drejtësisë në dorë!

Reagon Manjani: Vetëm Rusia zbaton teorinë që fajin e ka opozita për çdo të keqe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen rëndë 3 persona

Rama: Një ditë do kemi një ministër me Inteligjencë Artificiale, s’ka kushërinj për të punësuar

Kreu i ri i BKH-së: 7 kandidatët e përzgjedhur nga SPAK për fazën e radhës

Senatori amerikan Marco Rubio: Diplomatët të përmbahen nga komentet për drejtësinë ndërkombëtare

“Zinxhiri ka dështuar”, Rama kritikon institucionet për ndërtimet pa leje në Theth

Zelensky vazhdon riorganizimin: Emëron ish-ministrin e Mbrojtjes sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

24 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 4 ende aktive, mbi 154 hektarë të djegura

Rama me batutë për zhvilluesit: Keni instrumente të na dëmtoni nëse doni hakmarrje

Rama: Duhet një urë komunikimi me komunitetin teknologjik për të adresuar sfidat

Himarë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Borsh, identifikohet dhe procedohet penalisht 51-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.