17:37 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministrja Denaj përfundon takimin me FMN: Do ketë rritje të mëtejshme të deficitit buxhetor

19:02 | 01/07/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja Denaj përfundon takimin me FMN: Do ketë rritje të mëtejshme të deficitit buxhetor

Ministria e Financave dhe Ekonomisë  përmbylli diskutimet virtuale me Misionin e  Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesuar Ministrja Anila Denaj dhe Yan Sun, Shefe e Misionit për Shqipërinë, gjatë 25 Qershor-1 Korrik.

Diskutimet gjatë këtyre takimeve u fokusuan në zhvillimet makroekonomike e fiskale dhe perspektivën e tyre gjatë 2020 dhe në afatin e mesëm, duke faktorizuar tashmë efektet e tèrmetit të vitit të kaluar,  si dhe ato të pándemisë globale të COVID-19.

Të dy ekipet ndanë mendimet për efektin e pándemisë në ekonominë shqiptare për vitin 2020 dhe rritjen e ekonomisë për vititn 2021. Parashikimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në terma nominalë janë të ngjashëm me ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, por mbeten përgjithësisht më optimiste.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë vlerëson së ndryshimi i parametrave fiskalë është i përkohshëm dhe i imponuar nga rrethanat (dy gòditjet e një pas njëshme që mori vendi).

Denaj shprehu angazhimin të Qeverisë Shqiptare drejt konsolidimit fiskal dhe zbatimit të reformave në fushën e financave publike për të siguruar indikatorë të shëndoshë makroekonomikë, qendrueshmëri dhe një buxhet për qytetarët shqiptarë, qasje kjo sipas saj, e përbashkët me ekipin e FMN-së.

“Rishikimi i Buxhetit të vitit 2020, pas pándemisë do të kërkojë zgjerim të hapësirave fiskale, me një rritje të mëtejshme të deficitit buxhetor, duke mundësuar jo vetëm vazhdimësi të Projekteve prioritare që gjenerojnë punësim dhe rritje të ekonomisë, por edhe Projektet e Rindërtimit” theksoi Denaj.

Ulja e qënësishme e borxhit publik dhe rikthimi në një balancë primare pozitive në vitin 2022, është në planifikimet paraprake të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Pritshmëritë për të ardhurat pas vitit 2020, janë të larta, si rrjedhojë e zbatimit të Projektit të Fiskalizimit dhe të Strategjisë Aftamesme të të  Ardhurave, duke mbështetur edhe sektorin privat me politika që stimulojnë konsumin dhe formalitetin.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi indikatorët e qendrueshëm makroekonomikë dhe nevojën e pranueshme për të rritur deficitin përgjatë vitit, si përgjigje për situatën ekonomike të vendit por edhe atë botërore. Më tej, ata vlerësuan mbështetjen e dhënë në drejtim të qytetarëve, duke theksuar nevojën që kjo e fundit të jetë e targetuar dhe e përkohshme.

Ekipi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë gjatë takimeve me Misionin ka diskutuar gjithashtu proceset e ndjekura për të siguruar rimbursimin e TVSH-së dhe zerim të stokut për të gjithë tatimpaguesit, nismat e fundit të Qeverisë për rritjen e pragut të TVSH-së dhe eleminimin e tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël, hapat për reduktimin e borxhit publik në afatmesëm etj.

Paketat e Qeverisë Shqiptare kanë vijuar shpërndarjen me efektivitet dhe në respektim të plotë të procedurave të parashikuara, për një mbështetje sa më efektive dhe të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.

Programi i Rindërtimit, përballimi i nevojave për efektet post- COVID-19 dhe ecuria e reformave, shoqëruar me masa pë ruajtjen e disiplinës fiskale, do të jenë në krye të axhendës së Qeverisë gjatë vitit 2020 dhe në afatmesëm deri në 2025. Ministria e Financave dhe Ekonomisë vlerëson mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, si një institucion partner i rëndësishëm dhe afatgjatë i Shqipërisë.

Pas

Nuk gjejnë kurrë karar, njihuni me 2 shenjat e horoskopit që ndryshojnë vazhdimisht mendje

Para

“E njoha tek bordurat e ‘Hotel Dajtit’, por e humba”, Blendi Fevziu rrëfen historinë e njohjes me bashkëshorten

Para
“E njoha tek bordurat e ‘Hotel Dajtit’, por e humba”, Blendi Fevziu rrëfen historinë e njohjes me bashkëshorten

"E njoha tek bordurat e ‘Hotel Dajtit’, por e humba", Blendi Fevziu rrëfen historinë e njohjes me bashkëshorten

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmë për luftën në Ukrainë/ Stamer i shoqëruar nga Vëngu viziton programin e bashkëpunimit shqiptaro-britanik ‘Interflex’: Është arsyeja pse erdha

“E ardhmja e Europës” Samiti Ekonomik sjell në Tiranë Jared Kushner, do të inaugurohet nga Rama e Macron

Rama në konferencë me Presidentin e Këshillit Europian: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE, mos e humbim këtë moment historik

Rama dhe Presidenti i KE Antonio Costa në konferencë të përbashkët, Costa: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE përpara vitit 2030

Antonio Costa në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Rama në Kryeministri

PS i kërkon Celibashit të nisë numërimi i votave nga Greqia, Balla: Më pas le t’i kontestojnë

Samiti i Tiranës, zbardhet agjenda e takimit të 6 të Komunitetit Politik Evropian

Avionë 400 miliardë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA: Trump po shkel kushtetutën, ka konflikte interesi

Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në kryeministri presidentin e Këshillit Europian

Përndoqi një shtetase boshnjake, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Kroaci

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.