Ministria e Financave ka njoftuar se ka nisur një hetim ndaj Drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë. Sipas Ministrisë së Financave Drejtoresha e Tatimeve, në Vlorë Pranvera Resulaj është përfshirë drejtpërdrejtë në fushatë elektorale. “Prokuroria të hetojë përfshirjen e Resulajt në fushatë”, njofton ministria.
Pas vendosjes së Hegla Vukajt në krye të Ministrisë së Financave nuk kanë qenë të pakta dhe shkarkimet që ka dhënë ndaj punonjëve të administratës që kanë marrë pjesë në fushtën elektorale.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Nisur nga informacionet dhe materialet bashkëlidhur, Znj. Resulaj, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.
Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në perputhje me legjislacionin në fuqi.
Ministria e Financave përfiton nga rasti t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake. Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber). (J.V/Shuplaka)