Ministria e Infrastrukturës ka revokur 4 leje minerare në Krujë. Heqja e lejeve “Për shpalljen e peisazhit natyror të Mbrojtur Krastë –Verjon”.
Ky proces do të vazhdojë për revokimin e të gjitha lejeve minerare që ndodhen në zonën “Krastë-Verjon”.
Njoftimi:
Mbi fillimin e procedurave të revokimit të lejeve minerare në Zonën e Krujës në zbatim të VKM Nr.468, datë 26.07.2018 “Për shpalljen e peisazhit natyror të Mbrojtur Krastë –Verjon” dhe Urdherit të Përbashkët Nr.322, datë 13.09.2018 “Për ngritjet e grupit të punës për kontrollin mbi zbatimin e kërkesave të Lejeve të Mjedisit dhe të Lejeve Minerare.
Në Zonën e Krujës, ka filluar proceduara per revokimin e lejeve minerare.
Aktualisht ka filluar proceduara për revokimin e 4 lejeve minerare të cilat janë:
- Leja minerare Nr.926/1, date 09.03.2003 për mineral gur gëlqeror, në objektin “Krastë e Ziltës”, Krujë, zotëruar nga subjekti “Latomia Tirana” sh.p.k për arsye se nuk është zhvilluar aktiviteti minerar në zonën për të cilën është dhënë leja minerare në fjalë.
- Leja minerare Nr.708, datë 08.07.2003, për mineral gur gëlqeror në objektin “Pengile”, Krujë, zotëruar nga subjekti “Karaj” sh.p.k
- Leja minerare Nr.666/1, datë 19.03.2012, për mineral gur gëlqeror në objektin “Makaresh”, Krujë, zotëruar nga subjeki “Makaresh” sh.p.k
- Leja minerare Nr.899, datë 08.08.2005, për mineral gur gëlqeror në objektin “Krastë”, Krujë, zotëruar nga subjeki “Babasi -2” sh.p.k
Ky proces do të vazhdojë për revokimin e të gjitha lejeve minerare që ndodhen në zonën “Krastë-Verjon”.