08:07 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ministria e Jashtme – Maqedonisë: Gjuha Shqipe të jetë zyrtare, dënoni gjenocidin e viteve 1915-52

15:34 | 07/01/2017
në Kryesore, Politikë
0
Ministria e Jashtme – Maqedonisë: Gjuha Shqipe të jetë zyrtare, dënoni gjenocidin e viteve 1915-52

ramaMinistria e Punëve të Jashtme, përmes një deklarate të publikuar në sajtin zyrtar të saj, ka folur rreth pozicionimit të partive politike shqiptare në Maqedoni, të cilëve u kërkon të jenë më të përgjegjshëme. 

MPJ bën të ditur se objektiv do të jetë arritja e barazisë së plotë gjuhësore, ndërsa shkruan se gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Ndër të tjera kërkon që të dënohet gjenocidi gjatë viteve 1912-1956 në Maqedoni dhe arritjen e barazisë sipas marrëveshjes së Ohrit.

 

Deklarata e plotë

Shqipëria ka ndjekur me vëmendje të posaçme zhvillimet në Maqedoni duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë, shkëmbyer mendime, ide e analiza për të qendruar më pranë dhe kuptuar sa më mirë dinamikat e zhvillimeve.

Rezultati i zgjedhjeve të 11 dhjetorit i ka vënë partitë shqiptare në një pozicion vendimtar për krijimin e shumicës së ardhshme dhe institucioneve që do të dalin prej tyre. Kjo kërkon një reflektim serioz dhe me sa më shumë qetësi e maturi për zgjedhjet që do të bëjnë.
Kemi inkurajuar dhe do të vijojmë të inkurajojmë gjithnjë aktorët shqiptarë për të qenë të përgjegjshëm në mbështetje të zhvillimeve demokratike e progresiste në këtë vend.

Mbetet në gjykimin dhe lirinë e tyre për vendimet që do të marrin, aleancat që do të lidhin apo alternativat që do të ndërtojnë. Ajo për të cilën kemi qenë gjithnjë të interesuar është të kuptuarit e rëndësisë së momentit nga aktorët shqiptarë në Maqedoni pasi rezultati zgjedhor e ka bërë të qartë se të dy komunitetet në Maqedoni u kanë kërkuar aktorëve politikë respektivë një kontratë të re për vendin.
Maqedonia ka nevojë për një shumicë qeverisëse solide, të qendrueshme e aftë ta nxjerrë vendin nga kriza duke ndërmarrë një proces reformash që do të rinxisin procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Prandaj ne kemi kërkuar dhe punuar për një platformë gjithëpērfshirëse të partive shqiptare në mënyrë që shumica e ardhshme të jetë e qendrueshme dhe t’i ofrojë vendit një program të ri, ambicioz që zhvillon e forcon më tej kohezionin social dhe karakterin shumëetnik e kulturor të Maqedonisë.

Hapi historik i bashkimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni përbën një moment pjekurie politike, në të njëjtën kohë nevojë urgjente e avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Republika e Shqipërisë mbështet këtë deklaratë si një kornizë e përbashkët veprimi e faktorit politik shqiptar në Maqedoni në funksion të avancimit të të drejtave, lirive dhe barazive të mundësive mes komuniteteve shtet-formuese në Maqedoni.

Shqipëria ka qenë dhe vijon të jetë e interesuar për një Maqedoni stabël, funksionale, demokratike dhe të kyçur në rrjedhat euro-atlantike, si dhe do të vijojmë të mbështesim çdo iniciativë në funksion të këtij objektivi.

Etiketa: deklaratagjuha shqipempjpolitika ne Maqedoni
Pas

Ka ministër mes dëborës, por ka dhe police! Zonjat në krye të detyrës…(FOTOT)

Para

FA Cup/ Junajtid mposht Riding dhe kualifikohet (VIDEO)

Para
FA Cup/ Junajtid mposht Riding dhe kualifikohet (VIDEO)

FA Cup/ Junajtid mposht Riding dhe kualifikohet (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.