Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas qarkullimit të një lajmi të fundit që flet për viktima dhe të plagosur shqiptarë në sulmin e 1 janarit në Stamboll.
Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme përgënjeshtron lajmin duke u shprehur se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të vdekur ose të plagosur. Ajo bën të ditur se nuk ka informacione për viktimë me origjinë shqiptare.
Ky reagim vjen pas lajmit të “Presheva jonë” për një të vdekur dhe dy të plagosur me origjinë shqiptare.
39 persona humbën jetën dhe 69 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit në klubin e natës “Reina” në qytetin turk të Stambollit. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post