09:34 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministria e kallëzoi penalisht, reagon ish-drejtori: Gjyq politik, Gjiknuri fsheh abuzimet në ujësjellës

20:35 | 30/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministria e kallëzoi penalisht, reagon ish-drejtori: Gjyq politik, Gjiknuri fsheh abuzimet në ujësjellës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë ditën e sotme kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim të detyrës, ndaj tre ish-zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Sipas Ministrisë, Ardian Alushi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë, Klevis Biçaku, ish Koordinator i projektit, Albens Alite, ish- Koordinator i projektit për periudhën Qershor 2015 – Tetor 2017 akuzohen se kanë shkaktuar shkaktuar një dëm prej 21 milionë lekë në buxhetin e shtetit.

Por menjëherë ka ardhur edhe reagimi i ish-drejtorit Alushi i cili shkruan se kjo është një stisje e motivuar politikisht dhe se ai ka zbatuar pikë për pikë ligjin.

Reagimi i plotë i Ardian Alushit:

E gjitha është një stisje e motivuar politikisht dhe që ka për autor ata që sot duan të fshehin abuzimet e tyre në drejtorinë e ujësjellësit. Unë kam zbatuar pikë për pikë ligjin dhe aktet rregullatore të tij. Çdo akt apo veprim juridik apo financiar  është miratuar nga Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar(JICA), në përputhje me marrëveshjen e miratuar në parlament në vitin 2008. E cila ka monitoruar dhe çertifikuar të gjithe ecurinë e projektit nga fillimi deri sot.

Projekti për të cilin zoti Gjiknuri pretendon se është abuzuar është audituar në detaje  nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Përfundimet e tij mund t’i shohë dhe gjykojë kushdo. Ato janë të tëra në përputhje me ligjin dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje.

Me cilësinë e drejtuesit kam respektuar ligjin pikë për pikë, por këtë gjë nuk kanë dashur ta shohin dhe evidentojnë audituesit politikë të Ministrisë së Energjisë.

Auditët politikë të inicuar nga ministrat e Edi Ramës janë thjesht shërbime për shefat që duan të fshehin korrupsionin e vërtetë të ministrave dhe të qeverisë.

Çdo përpjekje për të mbuluar të vërtetën dhe kërcënimet në emër të Prokurorisë janë jo serioze dhe të pavlera. Gjyqet politike të bekuara nga Edi Rama nuk tregojnë asgjë më shumë se mjerimin aktual të administratës që është tashmë pré e gjuetisë së shtrigave në emër të drejtësisë.

Shpreh bindjen dhe sigurinë së asnjë audit politik dhe i bekuar nga tarafet e korrupsionit sado të përpiqet nuk do të mund të hedhë baltë mbi punën tonë.

(E.L/Faxweb)

Pas

Përfundon saga e “motorrit të Xhemilit”, Veliu ia kalon përfundimisht në pronësi efektivit

Para

“E mbylle me femrat ë?”, këngëtari i njohur: Jam burrë i martuar, por nuk jam i vdekur

Para
“E mbylle me femrat ë?”, këngëtari i njohur: Jam burrë i martuar, por nuk jam i vdekur

"E mbylle me femrat ë?", këngëtari i njohur: Jam burrë i martuar, por nuk jam i vdekur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga arrestohet 26-vjeçari

EMRAT/ Sherri mes shokëve në Borsh, kush është autori dhe i plagosuri

Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës

Franca kërkon përjashtimin e verërave dhe pijeve alkoolike nga tarifat e Trumpit

Kryeministri Rama uron Ditën Botërore të Rojeve Mjedisore: Gratë, pjesë e pandashme e mbrojtjes së natyrës

Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh! Njëri qëllon tjetrin me pistoletë, e plagos në dorë

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.