18:08 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes i paguan 97 milionë lekë kompanisë së radarëve që ”nuk punojnë”, Luan Rama publikon DOKUMENTE TË REJA

10:53 | 02/10/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministria e Mbrojtjes i paguan 97 milionë lekë kompanisë së radarëve që ”nuk punojnë”, Luan Rama publikon DOKUMENTE TË REJA

Luan Rama, zëvendëskryetari i LSI-së publikon fakte të reja për skandalin e radarëve. Këto janë faksimilet e pagesave që Ministria e Mbrojtjes i ka kryer kompanisë, megjithëse radarët nuk punojnë. Rama shkruan se Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private për mirëmbajtjes e radarëve që nuk punojnë.

”Radarët e instaluar për të vëzhguar hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë prej më shumë se dy vjet nuk punojnë! Thënë me “gjuhën” ushtarake, Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) nuk është operacional!

Mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është kriminal!

Sepse lënia jashtë funksioneve operacionale e sistemit të radarëve, ka cënuar drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare!

Instalimi i serverit të kamerave që vëzhgon veprimtarinë e institucioneve ushtarake tek kompania private e kontraktuar per mirëmbajtjen e radarëve, është cënin i rëndë e flagrant i normave më elementare të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit!

Në një vend normal demokratik, vetëm kaq do të mjaftonte për ta konsideruar të gjithën një skandal të madh dhe që qeveria të jepte dorëheqjen!”, shkruan Luan Rama.

Por nga dokumentet e publikuara duken qartë pagesat e majme për kompaninë private ”IDEA-TEL”.

”Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private që është kontraktuar të mirëmbajë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, edhe pse sistemi nuk është operacional!

Vetëm për një vit, prej korrikut 2015 deri në korrik 2016 i janë dhënë firmës private 1 miliardē e 150 milionë lekë për një punë që nuk e ka kryer!

Dhe si të mos mjaftonte kjo, në shkurt të ketij viti, pra në shkurt 2017 , komanda e forcave detare ka prokuruar një fond prej 370 milionë lekë shtesë, për punime dhe pajisje, që i janë dhënë të njejtës firmë, e cila në fakt duhej t’i instalonte si detyrim kontraktual, pasi është paguar çdo muaj me 97 milionë lekë, për një punë të pakryer!”, interpreton Rama i LSI-së.

Sipas tij skandali i korrupsionit të gjeneralëve nuk është vetëm kaq, pasi ka shpërdorim të frekuencave ushtarake dhe instalime private të pajisjeve të firmë në repartet ushtarake!

”Në vlerësimin tim jemi përpara një veprimtarie kriminale; organizim mafioz për defektimin e sistemit, cënim me vetëdije të sigurisë së njerëzve në det, cënim të elementëve thelbësorë të sigurisë kombëtare!

Çfarë presin institucionet e zbatimit të ligjit?!”, përfundon Rama.

Debati për radarët është hapur pas kalimit të gomoneve me ngarkesa të mëdha droge. ”Radarët nuk punojnë” qe fraza që nxiti përplasjet e eksponentëve të lartë të partive opozitare dhe policisë. A i fik kush radarët?! A hidhen në kosh pamje të rëndësishme? Kush i lejon gomonet të kalojnë detin drejt Italisë?!(V.G/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2878″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: gomoneLuan RamaMinistria e Mbrojtjesradaretradaret nuk punojne
Pas

Parlamenti Rural, Kokëdhima: Na jepni minimumin për të mbijetuar, na jepni ujë dhe rrugë, si në vargjet më therrëse të Migjenit

Para

Ndeshjet me Italinë dhe Spanjën, Panucci: Duhet të luajmë për imazh, në fushë do zbresin ata që kanë më shumë dëshirë

Para
Ndeshjet me Italinë dhe Spanjën, Panucci: Duhet të luajmë për imazh, në fushë do zbresin ata që kanë më shumë dëshirë

Ndeshjet me Italinë dhe Spanjën, Panucci: Duhet të luajmë për imazh, në fushë do zbresin ata që kanë më shumë dëshirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Kanadaja propozon masa më të rrepta për emigracionin dhe azilin

Qeveria miraton programin për praktikat e punës të profesionistëve të rinj

Prokurorja Perlinçeviq: Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës i kishin dalur 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi

Deputetja bën thirrje për ndalimin e burkës në Britani, si reagoi Keir Starmer

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas/ Dhjetëra të burgosur jashtë qelive të tyre, dy oficerë të plagosur

Zyrtarët e imigracionit në SHBA, urdhër për rritjen e numrit të arrestimeve

Sondazhi: Shumica e britanikëve pro një embargoje të plotë armësh kundër Izraelit

Përplasje fizike në Parlamentin e Bullgarisë. Revolta nga Partia e ekstremit të djathtë, kundër hyrjes në eurozonë

Meksika ‘kërcënon’ SHBA, presidentja Sheinbaum: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.