Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionin zyrtar lidhur ne numrin e viktimave që janë nxjerrë nga rrënojat që la pas tërmeti që preku Shqipërinë mëngjesin e së martës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes për momentin operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë në zonën e Thumanës, pasi nuk ka më indicie se mund të ketë qytetarë nën rrënoja.
Ndërkohë që në Durrës vijojnë ende operacione e kërkim shpëtimit, pranë banesës së familjes Lala, si dhe pranë një hoteli, ku dyshohet se ndodhen ende dy persona.
Update i fundit: 37 eshte numri i viktimave, pas 3 trupave te nxjerre nga rrenojat ne Thumane rreth ores 4 te mengjesit. Aktualisht ne Thumane operacioni i kerkim shpetimirlt eshte nderprere pasi nuk ka informacion per trupa te tjere nen rrenoja.
Discussion about this post