Mbërrin në Prokurorinë e Posaçme dosja e tenderave të kryera nga Ministria e Shëndetësisë në kohën e pandemisë. Në dosje janë të gjitha dokumentet e kërkuara të ndara në 4 volume.
Materialet e përcjella janë fotokopje e dokumenteve të prokurimeve. Dokumentet u dorëzuan me anë të postës ditën e premte nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa institucioni i hetimit sot i mori në dorë.
Prokurori që do të hetojë lidhur me këtë çështje është Klodian Braho, ndërkohë që nuk kanë munguar as akuzat e opozitës, se një pjesë e dokumenteve janë djegur brenda në institucionin e Ministrisë.